E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimi i Canës te Marseja, i rregullt

 

Akuzat ndaj Agim Canës janë një farsë dhe gjithçka është e sajuar. Ky është reagimi i avokatit të babait-menaxher të mesfushorit të mirënjohur, Lorik Cana, i cili akuzohet se ka përdorur praktika të paligjshme dhe kërcënime në vitin 2005, periudhë kur kuqeziu u transferua nga PSG tek Olimpik Marseja. Oliver Martin, përfaqësuesi ligjor i familjes Cana deklaroi se gjithçka është bërë konform rregullave sportive dhe të menaxhimit ndaj akuzat janë të sajuara. “Marrëveshja ndërmjet Agim Canës dhe menaxherit Monga u aprovua nga federata. Është normale që i ati kujdeset për interesin e djalit të tij, pasi nga Loriku varet e gjithë familja. Kërcënimet? Nuk janë aspak të vërteta. Është një skenar i përgatitur nga Mutier dhe Peku (që të dy drejtues të Paris Saint-Germain në kohën e kalimit të Canës te Marseja), të cilët akuzohen nga drejtuesit e klubit parizien dhe tifozët, si shkaktarët që ia ‘dhuruan‘ mesfushorin ‘armiqve’ nga Marseja. Dy klubet kishin shumë kohë që bisedonin rreth transferimit të Lorikut”, ka pohuar avokati familjes Cana. Para disa ditësh çështja Cana shkoi në dyert e gjykatës nga ku prokuroria kërkoi as më shumë dhe as më pas se 18 muaj burg dhe 130 mijë euro gjobë për Agim Canën. Pas kërkesës gjykata u tërhoq për të dhënë një vendim i cili pritet të jepet më 9 shtator të këtij viti, pikërisht në ditën kur kuqezinjtë do të luajnë ndaj Danimarkës në “Qemal Stafa”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›