Zidan: Riberi të luajë në Madrid
Këshilltari sportiv i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, ka folur për bashkatdhetarin e tij, francezin Frenk Riberi. Ai mendon se ylli i Bajernit të Mynihut duhet të veshë fanellën e Realit, për të kaluar në një nivel më të lartë sportiv. “Riberi është një futbollist shumë i talentuar dhe meriton të luajë në klubin më të mirë të botës. Te Reali i Madridit ai do kalojë në një nivel tjetër sportiv, pasi do fitojë më shumë prestigj në aspektin individual, por do fitojë edhe trofe të rëndësishëm. Është momenti që ai të marrë një vendim të rëndësishëm
për të ardhmen”.