Siti, Eto do 1 mln stërlina në muaj
Emri i Samuel Eto është përmendur shumë gjatë merkatos së kësaj vere, pasi janë të shumtë klubet që interesohen për të. Midis tyre është Mançester Siti dhe në fakt, kamerunasi dëshiron një motiv shumë të fortë për t’u transferuar te anglezët. Media britanike ka bërë të ditur se menaxheri i sulmuesit u ka bërë të qarta kushtet financiare që kërkon lojtari, që janë me të vërtetë të mëdha. Ai dëshiron një kontratë ku do përfitojë 1 milion sterlina në muaj dhe kështu bëhet edhe futbollisti më i paguar në botë për momentin.