E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti telefonon, Tevez i përgjigjet

Një javë e ngarkuar për Karlos Tevez, i cili ka marrë plot tre telefonata në 24 orë, të cilat mund të ndryshojnë të ardhmen e tij. I pari ishte Karlo Ançeloti, i cili, pasi ia kërkoi numrin e sulmuesit Hernan Krespos, e ka marrë në telefon personalisht për ta bindur të zgjedhë Çelsin në vend të Mançester Junajtid, apo Mançester Sitit. Më pas i ka telefonuar vetë Krespo për ta shtyrë të shkojë te "Blues"-at. Telefonata e fundit ishte e Sër Aleks Ferguson, i cili i ka thënë Tevezit se Junajtid është gati të paguajë 26 milionë eurot e kërkuara nga agjenti i tij Kia Joorabchian. Argjentinasi do të vendosë brenda 48 orëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›