FIA sfidon FOTA-n: Rregullat mbeten si i përcaktuam
Vazhdon "lufta" ndërmjet Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe Shoqatës së Skuadrave të Formula 1 (FOTA). Institucioni i drejtuar nga Maks Mosli bëri të ditur se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga synimi për të kufizuar buxhetin e skuadrave, i përcaktuar në shifrën 45 milionë euro për të gjithë sezonin. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, presidenti i FIA-s shpjegoi se "duke qenë e pamundur që të gjendej një marrëveshje, rregullat ekonomike të Formula 1 për Botërorin 2010 mbeten ato që janë publikuar disa javë më parë". Situata e krijuar të jep idenë e një ndeshjeje tenisi, ku topi hidhet pambarimisht nga njëra fushë në tjetrën, por ku askush nuk realizon pikën vendimtare. Deri diku ka të drejtë presidenti i Ferrarit, Montexemolo, që deklaron: "Ndonjëherë as ne nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh".
Mosli ka hapur një kapitull të ri të "War Game" (loja luftash). "Sipas axhendës së përcaktuar, në mbledhjen e 11 qershorit ekspertët financiarë të FIA-s u takuan me ata të përzgjedhur nga FOTA. Për fat të keq, përfaqësuesit e FOTA-s deklaruan se nuk kanë tagrin për të diskutuar rreth rregullores ekonomike të FIA-s për vitin 2010. Në fakt, ata nuk ishin të predispozuar që të diskutonin për rregulloren", lexohej më tej në deklaratë. "Për rrjedhojë, ishte e pamundur të diskutonim deri në fund të mbledhjes. Ky synimi ishte të ballafaqoheshin rregullat e FIA-s me ato të propozuara nga FOTA, për të dalë me një qëndrim të përbashkët. Dialogu mes palëve mungon, propozimet e skuadrave janë diskutuar, por dukej qartë se ato nuk ishin në gjendje të kufizonin buxhetin. Pra, shpenzimet marramendëse do të ishin të paevitueshme". Për këtë arsye, Mosli dhe Federata Ndërkombëtare këmbëngulin se "rregullat ekonomike të publikuara më parë mbeten në fuqi". Në një deklaratë të dytë, më e gjatë dhe më e detajuar, FIA ka bërë akuza të forta për skuderitë: "FOTA ka dy synime të qarta: t‘i marrë FIA-s kontrollin mbi rregulloren dhe të përfitojë të drejtat komerciale".
E premtja është afati i fundit kur skadon ultimatumi për ratifikimin e regjistrimeve në kampionatin 2010. Përveç Uilliams dhe Fors India, të gjitha skuadrat e FOTA-s janë regjistruar me rezerva, pra me kusht që rregullorja të mbetet ajo e vitit 2009, mbi të gjitha që të zhduket "tavani" në buxhet. "Që prej mbledhjes së zhvilluar në fillim të majit, pozicioni ynë nuk ka ndryshuar, por nuk më duket e dobishme të vazhdojmë polemikat. Secili do të marrë vendimin e tij", deklaroi Montexemolo. "Nuk e kuptojmë përse duan ta shkatërrojnë këtë garë. Momentalisht mund të përsërisim se kemi përcaktuar kushte të qarta për të garuar vitin e ardhshëm".