E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova përgatitet për miqësoren me Kalmarin

Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoren e 24 qershorit ndaj kampionit të Suedisë, Kalmarin. Trajneri i saj, Genc Hoxha, i cili do ta udhëheqë skuadrën në këtë takim pas dorëheqjes së Edmond Rugovës, ka përpiluar listën e përfaqësueses kosovare, që më pas e ka dorëzuar të hënën në Federatën e Futbollit të Kosovës. Në këtë listë janë emrat e 14 futbollistëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë pjesë e kampionatit kosovar, ndërsa mungojnë shumë lojtarë, për shkak të impenjimeve me skuadrat përkatëse. "Kam ftuar shumë futbollistë, por ata, edhe pse kishin dëshirë të vinin, mungojnë për arsye të ndryshme, për shkak të statusit të tyre, e mbi të gjitha pasi kanë obligime ndaj klubeve të tyre aktuale. Megjithatë, jam munduar që ta formuloj një listë me futbollistët që janë në formë të mirë", deklaroi Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›