E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres injoron ofertën e Junajtid

Mançester Junajtid ka koleksionuar së fundmi edhe një refuzim në tentativat për të afruar një lojtar të madh në skuadër, pas largimit të Kristiano Ronaldos. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike "Daily Star". Sulmuesi spanjoll i Liverpulit, Fernando Torres, i ka thënë Aleks Fergusonit se ai nuk do të bëhet kurrë një "Red Devils" (Djall i Kuq): "Skuadra ime është Liverpuli dhe këtu kam gjithçka që dua". Vetëm një ditë më parë Mançesteri kishte bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për bomberin spanjoll.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›