Yjet nuk mjaftojnë, FIFA jep bileta falas
Nuk është tërheqëse si Kupa e Botës, nuk dhuron emocione si Evropiani apo Kupa e Amerikës, por Kupa e Konfederatave në Afrikën e Jugut rrezikon të jetë një dështim i vërtetë. FIFA është alarmuar, sepse në stadiumet ku po zhvillohet ky aktivitet, shumë tribuna janë të zbrazura. Numri i tifozëve që ndjekin ndeshjet nuk është në shifrat që priteshin për një aktivitet zyrtar, ku në fushë zbresin Kombëtare si ajo braziliane, spanjolle apo italiane. Gjatë një konference për shtyp në Johanesburg, Nikolas Maingot, zëdhënësi i FIFA-s, ka pranuar se po kërkohen zgjidhje për afrimin e publikut. "Po shqyrtojmë marrjen e disa masave, që favorizojnë prezencën e një numri më të madh tifozësh nëpër stadiume", deklaroi ai. Sipas mediave ndërkombëtare, vendimi mund të jetë i papritur: biletat e sfidave të ardhshme mund të shpërndahen falas.
Ndërkohë, FIFA ka marrë një ankesë zyrtare nga Egjipti, për penalltinë që gjyqtari Hauard Ueb akordoi në favor të Brazilit. Ai vendim, në minutën e fundit të takimit, i dha "seleçaos" fitoren 4-3. Fillimisht "bilbili" lejoi vazhdimin e aksionit, sepse nuk e kishte parë faullin e dukshëm me dorë të mbrojtësit Ahmed Al Muhamadi, që largoi topin nga vija fatale e portës. Egjiptianët pretendojnë se Ueb e ktheu vendimin pas sinjalizimit nëpërmjet kufjes nga gjyqtari i katërt, i cili ka parë ripërsëritjen e aksionit nëpërmjet monitorëve të shërbimit. Gjithsesi, ky pretendim i Egjiptit është hedhur poshtë. "Qeveria" e futbollit botëror bëri të ditur qëndrimin zyrtar: "Pasi analizuam vendimin e gjyqtarit Ueb dhe relacionin e treshes së arbitrave, dolëm në përfundimin se sinjalizimi ka ardhur nga vijërojtësi Mularkei".