E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio, kohe rinovimesh per talentet

Loja argetuese e bardhekalterve dhe elementet e talentuar qe ka grupi ne kete sezon, kane bere qe shume skuadra te medha te hedhin syte nga “marketi” i presidentit Lotito, i cili nga ana e tij nuk do as te degjoje per shitje te mundshme.

Nje prej skuadrave me moshe me te re ne Serie A, Lazio, kerkon te ndertoje nje te ardhme te shkelqyer, si ne arenen kombetare ashtu edhe ne ate jashte kufijve.

Loja argetuese e bardhekalterve dhe elementet e talentuar qe ka grupi ne kete sezon, kane bere qe shume skuadra te medha te hedhin syte nga “marketi” i presidentit Lotito, i cili nga ana e tij nuk do as te degjoje per shitje te mundshme.

Pas rinovimit te rendesishem me sulmuesin Rocchi, presidenca ka nje detyre mjaft te veshtire, pasi Zarate, Mauri, Foggia e Pandev nuk e kane hedhur ende firmen ne kontraten e se ardhmes. Javen e ardhshme mund te vije rinovimi i argjentinasit Zarate.

E njejta gje nuk mund te thuhet per maqedonasin Pandev, pasi ai kerkohet nga Chelsea e Bayern Munich. Per ta mbajtur ne Rome, Lotito pritet t’i ofroje te njejten shume me italianin Rocchi te riut maqedonas. Per lojtaret Ledesma, Cribari dhe De Silvestri bisedimet do nisin ne vitin 2009.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›