Milani fiton me veshtiresi ndaj Brages

Milani ka fituar ne minutat shtese ndaj Brages nje ndeshje e cila ka rezultuar me e veshtire nga c’e kishin menduar kuqezinjte. Pas nje pjese te pare mjaft te forte fizikisht dhe pa shume raste ne portat respektive, ne te dyten portugezet e Brages rrezikuan ne disa raste porten e Dides.
Anceloti vendosi te fuse ne fushen e lojes Ronaldinjon dhe Sedorf. Kane qene keta te fundit qe ndryshuan dicka ne lojen e Milanit.
Ne fillim holandezi Sedorf rrezikon porten e portugezeve dhe me pas Ronaldinjo, me nje goditje spektakolare jashte zones shenon golin e vetem te kuqezinjve qe i mban ne krye te grupit “E” me 6 pike te plota pas dy ndeshjesh.
Edhe Udineze ka fituar 2-1 me Spartakun e Moskes ne transferte. Kualiarela shenon golin e pare per italianet qe ne minuten e 12-te, por 5 minuta me pas vendasit kane barazuar 1-1.
Me fillimin e pjeses se dyte, serish Kualiarela, kete here me nje 11-metersh i jep fitoren Udinezes.