E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lion, tjeter ofensive per Trezeguet

Blerja e goditur e brazilianit Amauri mund t’i ndeze driten jeshile largimit te Trezeguet, i cili mund te zere vendin e francezit te talentuar, Karim Benzema.

Lion ka rinisur punen per te marre ne France sulmuesin e Juventusit, David Trezeguet. Sipas gazetes torineze “Tuttosport”, presidenti zhirondin, Aulas ka hedhur grepat tek sulmuesi shtatlarte qe do rikthehet ne fushe ne muajin janar per shkak te nje demtimi ne gju.

Blerja e goditur e brazilianit Amauri mund t’i ndeze driten jeshile largimit te Trezeguet, i cili mund te zere vendin e francezit te talentuar, Karim Benzema qe mendon te largohet per tek Barcelona apo Real Madrid ne merkaton e veres. Drejtori i pergjithshem i Lionit, Bernard Lacombe kane nisur ofensiven ne Torino.

Nga ana tjeter, ajo qe kerkojne bardhezinjte eshte nje shume mjaft e larte per drejtuesit e klubit francez, te cilet marrin parasysh moshen e vjeter te lojtarit por edhe formen e tij jo ideale per shkak te demtimeve te shumta qe e kane kondicionuar karrieren e tij gjate muajve te fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›