Bajern dhe Arsenal, dy çerekfinalistet e para të Championsit
TIRANë- Një sfidë interesante u zhvillua mbrëmë në Firence (Itali) në takimin midis Fiorentinës dhe Bajernit të Munihut, të fituar 3-2 nga italianët, por që çoi në çerekfinale të Ligës së Kampioneve gjermanët, falë golave më të shumtë të shënuar në transfertë, pasi takimi i parë në “Alianz Arena” kishte përfunduar 2-1 për skuadrën e Luis Van Galit.
Vargas (28’) dhe Jovetiç (54’) i çuan shifrat në 2-0 përpara se holandezi i Bajernit, Mark van Bomel të shkurtonte diferencën gjashtë minuta më pas. Jovetiç u rishfaq si protagonist në minutën e 64’ duke vulosur përkohësisht rezultatin në 3-1 (njëherësh dhe kualifikimin teorik), por vetëm 60 sekonda më pas holandezi tjetër i bavarezëve, Arjen Roben, shoi çdo shpresë të italianëve e duke çuar ekipin e tij midis tetë më të miravë të Ligës së Kampioneve.
kthimit të raundit të 1/8-ave, duke bërë të pavlefshme fitoren 2-1 të portugezëve në takimin e parë.
Dy gola në pjesën e parë nga Niklas Bendtner (10’ e 25’) dhe tre të tjerë në pjesën e dytë. Brenda dy minutash shënuan Nasri (64’) dhe Eboue (66’), ndërsa në limitin e ndeshjes realizoi me penallti sërish Bendtner, autor i një triplete në këtë takim.
(d.b/BalkanWeb)