E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern: ikën Klose, synohet Senderos

Bajerni i Mynihut pret të bëjë disa "spastrime" në merkaton e janarit. Përveç Luka Tonit, drejtuesit e klubit gjerman kanë ndërmend që të shesin edhe sulmuesin Miroslav Klose. Lajmi është dhënë nga "L‘Equipe", që theksonte se lojtari mund të transferohet te Hamburgu. Kjo skuadër është vënë në kërkim të një sulmuesi të fortë, pasi synon të kualifikohet në Champions. Ndërkohë, bavarezët po kërkojnë një mbrojtës, për të përforcuar repartin difensiv: objektivi është Filip Senderos, që nuk po gjen hapësira tek Arsenali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›