E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kovalainen e Truli te Lotus më 2010-n

Heiki Kovalainen dhe Jarno Truli do të jenë pilotët e skuadrës Lotus, që do të debutojë në Formula 1 në Botërorin 2010 së bashku me Kampos, US-F1 dhe Manor. Kjo u konfirmua nga skuadra, gjatë një konference për shtyp në Malajzi. Drejtuesi i skuderisë, Toni Fernandes, tha: "Eksperienca e Trulit do të na ndihmojë në zhvillimin e makinës, ndërsa Heiki është i ri, por ka shumë eksperiencë. Mendoj se kemi dy pilotë fantastikë: është një përzierje eksperience, talenti dhe pasioni. Synojmë të jemi skuadra më e mirë mes debutueseve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›