Tre vjet burg për Antonio Xhiraudon
Gjykata ka dhënë katër dënimet e para për skandalin "Calciopoli", që në vitin 2006 tronditi futbollin italian. Pas një maratone dëshmish e shqyrtime faktesh, Antonio Xhiraudo, ish-administrator i deleguar i Juventusit, është dënuar me tre vjet burg, nga 5 që kërkonte akuza, për mashtrim sportiv në bashkëpunim me Luçiano Moxhin. Akuzat për krijimin e organizatës kriminale nuk u morën parasysh. Gjykata dënoi me katër vjet e katër muaj ish-gjyqtarin Ticiano Pieri, dy vjet Tulio Lanezen, ish-presidentin e AIA-s dhe ish-gjyqtarin Paolo Dondarini.