Murinjo: Nuk është Interi që ëndërroj
Fillon zyrtarisht sezoni i Interit dhe rikthehen konferencat për shtyp të Hoze Murinjos. Trajneri portugez është shfaqur si gjithmonë në formë përpara mikrofonave: përgjigje të përpikta për të gjitha temat, pa u munduar asnjëherë të fshehë pikëpamjen e tij. Drejtuesi i stolit zikaltër rrëfen që prej fillimit se kjo nuk është skuadra të cilën ëndërronte të stërviste për t‘u konfirmuar si kampionë të Serisë A dhe për të synuar Ligën e Kampioneve. "Jo, nuk është Interi që ëndërroja. Kam në dispozicion një skuadër të plotë, por nuk është ajo që dëshiroja përpara tri muajve. Kishim bërë një projekt, por ishte e pamundur ta realizonim, pasi nuk arritëm të shisnim disa lojtarë që nuk na nevojiten dhe nuk mund të afrojmë të tjerë", tha Murinjo. "Kërkoja një mbrojtës qendre me eksperiencë dhe që di ta qarkullojë mirë topin, nga ku do të nisnin të gjitha aksionet e skuadrës. Megjithatë, sot kam të njëjtët mbrojtës të sezonit të kaluar, e për këtë arsye nuk mund të ndryshoj dhe të përmirësoj lojën. Nuk i them këto për t‘u ankuar, apo për të ushtruar presion mbi klubin: por, mos më kërkoni të bëj mrekulli, nuk jam Herri Poter". Një prej problemeve më të mëdha për teknikun luzitan është numri i madh i lojtarëve që ka në kontingjent: "Nuk është diçka e mirë ta nisësh sezonin me 28-30 futbollistë. Nuk më pëlqen të punoj me shumë njerëz. Nuk i kuptoj as ata lojtarë, të cilët qëndrojnë, edhe pse e kanë të qartë se nuk i dua në ekip. Gabohen nëse mendojnë se do të ndryshoj mendim dhe do të ishte më mirë të kërkonin fatin diku tjetër, theksoi ai. Kishim një projekt, sipas të cilit do të iknin tetë lojtarë dhe do të blinim 4: u larguan vetëm katër dhe nuk erdhi asnjë. Kërkoja një sulmues, një fantazist, një mesfushor dhe një mbrojtës. Dy blerje nuk u realizuan, por nuk mund ta kritikoj klubin". Nuk mungoi as batuta për homoseksualët. "Nëse më pëlqejnë lojtarët biondë? Për mua nuk ka rëndësi nëse është zeshkan, biond apo bardhosh, mjafton t‘i shërbejë mirë skuadrës. Kjo më ngjason me një bisedë ‘gay‘-sh", iu përgjigj një gazetari, që e ngacmonte me ngulm për afrimin e mundshëm të Pavel Nedved. Objektivi kryesor i Interit është Kupa e Kampioneve, por Murinjo deklaroi se zikaltërit nuk janë në nivelin e disa skuadrave të mëdha europiane. "Champions është një aktivitet ku ndeshjet përcaktohen nga detajet, e për këtë arsye Interi mund ta fitojë. Gjithsesi, aty nuk mund të triumfojë askush nëse nuk ka një skuadër me superkualitete. Në këtë pikëpamje nuk jemi ende në nivelin e tre-katër ekipeve të rëndësishme".
Përveç ankesave të Murinjos, për të prishur humorin zikaltërve në "Apiano Xhentile" kanë shërbyer edhe deklaratat e Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi u paraqit i fundit në grumbullim, e nuk ndaloi asnjë moment për të firmosur autografe apo për të përshëndetur 300 tifozët e pranishëm. Ai nuk i largoi të gjitha dyshimet për të ardhmen: "Ndodhem sërish tek Interi? Do të shohim se çfarë ndodh më tej. Për momentin jam i lumtur që ndodhem këtu, njësoj si në ditën e parë kur erdha në Milano (në verë të 2006-ës). Nëse vazhdon sërish kështu…". Fjalë që nuk e fshehin dëshirën për të ndryshuar ambient, por deri më tani, gjëja e vetme që ndryshoi për Ibrën ishte numri në fanellën zikaltër: Sulmuesi ka lënë numrin 8 (që do i kalojë Tiago Motës), për të mbajtur 10-ën, dikur e Adrianos. Baloteli ka marrë 11-ën e Himenez, Kuarezma numrin 7, i lirë pas largimit të Figos, ndërsa Milito do të zgjedhë ndërmjet 9-ës dhe 22-shit.