E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni Mynihut frenohet ne Hanover

Ecuria rekord e Bajernit të Mynihut në kampionatin gjerman ka marrë fund, pasi skuadra e drejtuar nga Jup Heinkens është mundur 2-1 në fushën e Hanover. Vendasit do të kalonin në avantazh në minutën e 22-të me Abdellaoue, përpara se bavarezët të mbeteshin me dhjetë lojtarë në fushën e lojës pas daljes me karton të kuq të Boateng. 

Me forca më të pakta, Bajerni do të pësonte dhe golin e dytë që mban firmën e Pander. Megjithë përpjekjet e shumta Bajerni i Mynihut vetëm sa do të zvogëlonte humbjen me Alaba, ndërsa do të regjistronte disfatën e dytë sezonale. Pas javës së nëntë në Bundesligës, bavarezët vazhdojnë të kryesojnë renditjen me 22 pikë, tre më shumë se Borusia e Dortmundit, e cila fitoi 5-0 ndaj Këln. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klop, e cila është rikthyer në garën për titullin kampion, pas një nisje të dobët që i bëri këtij sezoni të kampionatit gjerman.

Në Francë, Paris SG vazhdon të domninojë Ligën 1, duke arshivuar një tjetër fitore 2-0 kundër Dijon. Golat e brazilianit Nene, I kanë dhuruar suksesin skuadrës pariziene, e cila ka konfirmuar edhe një herë veten si pretendente për të fituar titullin kampion. Fiton edhe Lille, e cila ka mundur 3-1 Olimpikun e Lionit, duke u ngjitur në vendin e tretë të Ligës 1 me 22 pikë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›