E Diel, 1 Nëntor 2026

Laçi i falet 11-metërshit, Xhaxhi konteston profecinë e arbitrave

Nga Laçi, Altin Preçi

Ndeshja zgjidhet nga një episod në fundin e saj. Dinamovitët protesojnë fuqishëm për padrejtësi, pasi blutë mbesin ende në -1 pikë

Laçi Dinamo 1-0

Komenti

Laçi arrin fitoren në fundin e takimit me ekipin e Dinamos, një fitore e mundishme, por që ka vlerën e tri pikëve. Ndërsa kanë hasur vazhdimisht në një ekip të organizuar të Dinamos, i cili u përpoq shumë për të marrë pikë në Laç, por që nuk mundi ta ruante deri në fund rezultatin. Një lojë mjaft e bukur, e cila duhet theksuar se edhe pse u ndoq nga pak sportdashës, kishte grintë dhe u zhvillua në një fair-play të vërtet.

Laçi e nis mjaft mirë lojën, madje u duk se do arrinte të zgjidhte mjaft shpejtë rezultatin, por sulmuesit e tij janë të pasaktë para portës e për pasojë Dragiçeviç nuk ishte në ditën më të mirë të tij. Ndërsa kapiteni i kurbinasve, i cili ishte vazhdimisht problematik në veprimet tij mjaft të shpejta dhe të sakta, duke vënë në alarm mbrojtjen mike, u dëmtua. Dhe për pasoja kjo ndikoj edhe në rënien në lojë të ekipit vendas.

Pjesa e parë Ka nisur me raste nga të dyja skuadrat, por që rruga e rrjetës nuk është gjetur, edhe pse Kuli, Malota, Daja për miqtë kanë tentuar. Por në krahun tjetër edhe vendësit me anë të Dragiçeviç dhe Ermullajt kanë rrezikuar seriozisht portën mike, por portieri Osmani është treguar i vemedshëm.

Dinamo mbrohet dhe kërkon të kundërsulmoj, duke pasur të vetëm në sulm të riun kavajas Shtini. Ndërkohë që Kuli ndihmon repartin ofensiv nga e djathta me topat e tij inteligjent për sulmin blu. Por fraksioni i parë do të mbyllej pa gola. Edhe pse janë munduar të dy ekipet. Gjyqtari Mustafaraj i ka dërguar futbollistët në dhomat e zhveshjes pa provuar shijen e golit në të dy kampet.

Pjesa e dytë Miqtë e nisin më bukur dhe kërkojnë të ushtrojnë presion. Por hedhja në fushë e Zefit ka ndryshuar lojën e Laçit, që arrin të reagoj shumë shpejtë duke mbajtur nën trysni miqtë në gjysëm fushën e tyre, por që janë në bllok e për pasojë nuk lejojnë kurbinasit të gjëjnë hapësira për të rrezikuar. Pas shumë rasteve nga të dyja krahët, vjen dhe një moment tepër i vështirë. Shtini i vetëm përballë Vashakut, heziton të godasë, aty vjen Doku dhe ndërhyn në mënyrë të dyshimtë brenda zonës. Për gjyqtarin është gjithçka e rregullt.

Protesontë blutë dhe Kuli përfundon jashtë me kartonin e kuq përpara syve të tij. Kur dukej se me barazim do mbyllej takimi është Imami, i cili ka penguar brënda zonës së rretësis mike Dokun, dhe Mustafaraj tregon pikën e bardhë të penalltisë. Vucaj është vënë përballë Osmanit, ka gjuajtur nga pika e bardhë e penalltisë dhe 10 për vendasit. Protestojnë blutë, madje trajneri Sejdini dhe pjesëtar të stafit të tij futen në fushë. Portieri Osmani është një nga më të mërziturit pas golit të pësuar.

Por Mustafaraj, gjyqtari i paragjykuar nga blutë, ka qenë i vendosur. Laçi fiton sërish si në Lushnjë ndaj Tomorit me një penallti, ndërkohë që Dinamo vuan profetësinë e trajnerit të saj, i cili gjatë të gjithë javës ka bërë apel se gjyqtarët do ta prishin ndeshjen dhe në fakt pas episodeve të dyshimta, dinamovitët kanë shumë të drejtë të ngrenë zërin.

Dede: Vuajtëm, po morëm 3 pikë të vlefshme

Ekipi duhej ta gjentë më para golin. Mënyra se si arritëm ta zgjidhnin rezultatin në fund nuk është gjithnjë efikase. Ekipi humbi shumë raste. Megjithatë kemi marrë tri pikë me vlerë, ndaj një ekipi i cili ishte mjaftë i mirë.Unë vazhdimisht u kam vënë në dukje futbollistëve të mi të mos shikojnë se me cilin ekipi do luajnë, pasi ai ekip që në letër të duket më i lehtë në fushë ndodh e kundërta, mund të parqitet shumë më mirë. E prisja një reagim të tillë nga Dinamo.

 

Sejdini: Doja ta tërhiqja ekipin nga fusha

Një organizim perfekt, një presidencë korrekte, një publik i shkëlqyer, një polici e mrekullueshme, një atmosferë e shkëlqyer, por të vjen keq që një gjykim i tillë prish gjithë këtë atmosferë festive në Laç. Dinamo po paragjykohet, po veprohet si me Partizanin. Më mirë të na thonë të tërhiqemi.

Kam dyshim tek njëmbëdhjetëmetërshi. E imagjinoj kur gjyqtarët veprojnë kështu, pa pasur asnjë ngarkesë apo trysni si nga vendësit edhe nga ana jonë. Në një moment doja të tërhiqja ekipin nga fusha, por nuk e bëra, pasi më edhi vërtet turp për sportdashësit e dy ekipeve. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Federata duhet të reagojë ndaj këtyre arbitrave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›