E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni, gati të investojë shuma të mëdha

-Bordi i Bajernit të Munihut aprovoi planin për investime masive për t'i dhënë një "look" të ri ekipit për sezonin e ardhshëm, për t'u rikthyer si një forcë dominuese e kampionatit gjeman por dhe atij ndërkombëtar.
Menaxherët e klubit dhe bordi i supervizorëve u takuan me dyer të mbyllura për të diskutuar planet për sezonin e ri.
"Bordi paraqiti lojtarët që ne kemi nevojë të marrim dhe ne të gjithë kishim opinionin se kjo është mënyra më e drejtë për ta bërë Bajernin të suksesshëm", - tha presidenti Franc Bekenbauer.
Bajerni do ta përfunojë sezonin pa fituar asnjë trofe, pas fitimit të dyfishtë të trofeve shtëpiakë në dy sezonet e mëparshme. Bajerni gjithashtu u eliminua në raundin e dytë me nokaut në Ligën e Kampioneve dhe do të luajë në Kupën UEFA sezonin e ardhshëm. "
Ne do të investojmë një shumë të madhe parash", - Bekenbauer pas takimit dyorësh. Zyrtarët e Bajernit nuk përmendën asnjë emër, megjithatë sulmuesi italian, Luka Toni është raportuar gjërësisht se është në majë të listës. Trajneri Otmar Hitzfeld tha se ndoshta më shumë se tetë lojtarë të rinj mund të vinë te Bajerni.
Deri tani, tri nënshkrime të reja janë përendur: Hamit Altintop nga Shalke, Jan Shlaudraf nga Alemannia Aahen dhe Zhoze Ernesto Soza nga Estudiantes de La Plata.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›