Tre ekipe, gjueti për Huntelar

- Nuk është vetëm Barcelona dhe Juventusi që interesohen për Klas Jan Huntelar. Sipas tabloidit britanik "Daily Mirror", qëndërsulmuesi i Ajkasit është nën vëzhgimin edhe të Mancester Junaitid për blerjet e reja verore. Ferguson shikon te Hunetalar sulmuesin ideal për të marrë vendin e bashkëkombasit të tij, Van Nistelroj, edhe pse një vit me vonesë. "Daily Mirror" shkruan se Juventusi ka ofruar rreth 25 milionë sterlina (rreth 36.5 milionë euro) për të bërë të vetin sulmuesin bullgar të Totenhemit, Dimitar Berbatov.

Fenerbahce
Fenerbahce e Zikos festoi njëqind vjetorin e themelimit të saj me titullin e 17 në kampionatit turk, dy javë përpara përfundimit të serzonit. Fenerbahce ka 6 pikë më shumë se Beshiktash.
Milan
Barazimi në Bolonja me Katanian i dhuroi Milanit të vendit të katërt sigurinë matematike për të qenë, së bashku me Lacion pjesë e eliminatoreve të ardhshme të Ligës së Kampioneve.