E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga : 30 trainere ne 32 jave

Olsi Ranxhi
Shkarkimi i papritur i Vasil Bicit nga drejtimi i Beses ka shenuar edhe levizjen me te fundit te stolave te Superliges. Edhe pse ka mbetur edhe nje jave nga perfundimit i kampionatit te 68-te kombetar i futbollit ka shenuar nje tjeter viktim ne radhet e trainereve detyra te trainereve qe mbeten nen presionin e presidenteve. Jane kete te fundit te cilet vendosin per emerimin apo shkarkimin e tyre. Nje tjeter precedent i theksuar ky qe po evidentohet sezon pas sezoni ne futbollin shqiptar. Madje ky i sivjetmi ndoshta ka shenuar edhe numrin me te madh te levizjeve ne stolat e skuadrave me te mirave te vendit. Plot 30 trainere te shkarkuar dhe nder te cilet mjaft kane patur fatin te kembejne vendet me njeri – tjetrin ne kete sezon, nderkohe qe 2 skuadra gjate ketyre 32 javeve kane shijuar deri ne 4 here ndryshimin ne drejtimin. Besa ( Lika , Daiu , Bici dhe Ylli Teliti) dhe Flamurtari (Canaj , Memushi Ruci, Haxhiu). 4 kane qene ekipet te cilat e kane provuar nga 3 here levizjen ne stolat drejtues: Elbasani (Deliu , Gezdari, File- Gogunja) ,Luftetari ( Hysi ,Spahiu Martini ) Apolonia ( Dimitresku , Papuciu, Marko) dhe Kastrioti me (Ndreun, Haxhiajn dhe Ndreu). Ndryshimeve ne drejtimin nuk kane mundur ti shpetojne edhe skuadrat me ne ze te kampionatit si Tirana Partizani,Vllaznia e Dinamo te ndjekura nga Shkumbini. I vetmi qe ka mundur ti mbijetoje kesaj furie largimesh ka qene traineri i Teutes Sulejman Starova i cili ka arritur te fitoje bastin me presidentin Hasanbelliu kjo fale edhe rezultateve te arritura ne krye te bregdetareve. Nderkohe gjermani i Vllaznise Ulrih Shlze , Rumuni i Apolonise Silviu Dimitresku, Redi Jupi i Dinamos, Ramazan Ndreu i Kastriotit , Mustafa Hysi e Edi Martini te Luftetarit kane qene edhe 6 traineret te cilet kete sezon kane patur fatin te drejtojne per te paren here nje skuader ne Superlige. Gjithsesi ajo qe mbetet shqetesuesese eshte se serisht traineret ne shqiperi mbeten nder njerezit me te diskriminuar ne vend fatin e te cileve e vendosin ata persana te cilet edhe pse investojne per futbolin nuk e njohin aspak ate. Edhe pse mjaft te tille punojne ne skuadra me pasion e perkushtim nje largim i papritur nepermjet telefonit neperkemb jo pak here figuren dhe punen e tyre. Perflitet shume per nje shoqate e cila do te mund te mbronte interesat e ketyre njerezve megjithate ne nuk ka asgje konkrete por vetem fjale ne ajer. Per pasoje edhe ne sezonin pasardhes serisht kjo kategori njerezish duket se do te goditet jo pak here nga presidentet e klubeve qe nuk ngurrojne te fajesojne pikerisht ata trainere me te cilet krenohen cdo fillim sezoni .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›