E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gllasgou, vitrina UEFA e madhështisë spanjolle

- Spanja dështoi gjatë këtij edicioni në Ligën e Kampioneve me skuialifikimet e shpejta të Barcelonës dhe Realit të Madridit, por Primera Divizion, mund të jetë krenare nisur dhe nga fakti se do të sigurojë një nga dy trofetë më të rëndësishëm europianë të klubeve. Finalja e Kupës UEFA, do të jetë thjesht një duel spanjoll, kur 26 mijë shikuesë nga Katalonia dhe Andaluzia, do t'u shtohen pjesës tjetër në "Hampden Park", që në total numëron 52 mijë vende.
VITRINA
Mbrojtësi i Espanjolit, David Garsia, pohon se finalja do të shërbejë si një vitrinë e mirë për të treguar cilësinë e futbollit spanjoll. Ekspertët panë tri ekipe angelezë në katër më më të mirat e Ligës së Kampioneve, si një superioritet i futbollit britanik, por në Kupën UEFA të gjitha janë duke parë fuqinë e futbollit iberik, ku në finale janë dy ekipe spanjolle.
Reali i Madridit dhe Espanjoli dhuruan spektakël dhe emocione në "Santiago Bernabeu", në ndeshjen e Javës së 34-t të kampionatit spanjoll, ku Reali fitoi me rezultatin 4-3. Espanjoli shënoi dy gola brenda 27 minutave të para me anë të Valter Pandianit. Van Nistelroj shënoi golin e parë për madrilenët në minutën e 30-të, por katalanasi Pandiani shënoi sërish në t 34' (1-3). Në pjesën e dytë erdhi dhe përmbysja e "merengues", falë golave të Raul (49'), Rejes (57') dhe Higuain (89').
MË TË FUQISHËM
"Ne shpesh dëshirojmë të themi se Liga spanjolle është më e fuqishmja dhe fakti që kemi një finale të Kupës UEFA të gjithën spanjolle, kur në gjysmëfinale mbërritën tre të tilla, (Osasuna humbi me Seviljen), është një provë e tillë", - tha Garsia për uefa.com. "Unë dua të them se vështirësia për të garuar në ligën tonë po rritet dhe ekipet e mëdha duhet të forcohën shumë me qëllim që të konkurrojnë të tjerët, që gjithsesi shpenzojnë shumë. Sevilja është një shembull në lidhje me analizimin e fuqisë së futbollit spanjoll. Ata janë prej gjashtë vjetësh në ekipet më të mira dhe kanë shpenzuar cdo verë për të pëmërësuar, blerë lojtarë të mirë dhe zhvilluar gjithashtu talentet e tyre. Për më tepër, që në dy vitet e fundit ata janë bërë më sulmuesë, një formacion shumë agresiv". Espanjoli ndodhet në mesin e tabelës në Primera Divizion, por ka shkëlqyer në Europë, duke shënuar 32 gola në 14 ndeshjet europiane, midis të tjerëve dhe Ajaksit, Benfikës dhe Verder Bremenit.
FUQI SULMUESE
Portieri i Seviljes, Andres Palop, duke folur për uefa.com, vlerësoi se Espanjoli është një kundërshtar i frikshëm. "Ne kemi shumë respekt për ta, ata luajnë shumë mirë në kundërsulm, ata kanë lojtarë sulmuesë si Luis Garsia, një pasues të shkëlqyer topi si Ivan De La Penja, dhe janë në përgjithësi një ekip i mirë". Palop përmend edhe Valter Pandiani, golashënuesin më të mirë të turneut me 11 gola. Trajneri i Espanjolit, Ernesto Valeverde shpreson t'i sjellë klubit titullin e parë europian, 19 vjet pasi humbi finalen e të njëjtës kupë me Bajer Leverkuzen.

Adriano: "Finalja UEFA? Trofeu i Seviljes"

Mesfushori i Seviljes, Adriano Koreia do të jetë i gatshëm të luajë të mërkurën ën finalen e Kupës UEFA, pas rikuperimit të plotë nga një dëmtim muskula në kofshë. Braziliani 22-vjecar u dëmtua gjatë takimit gjysëminal Sevilja-Osasuna, më 3 maj, ku edhe u detyrua të braktisë fushën pas vetëm 26 minutave lojë. Edhe pse rikuperimi i tij pritej të ishte për një kohë midis 12-15 ditëve, Adriano Koreia bisedoi me trajnerin Huande Ramos për ta përfshirë në ndeshjen e "Hampden Park". "Gjithcka u shërua shumë shpejt dhe unë jam i lumtur që muskuli nuk më dhemb më. Unë jam 100 për qind i gatshëm për finalen", - tha Adriano, i cili luajti në fitoren 4-0 të Seviljes me Midëllsbroun sezonin e kaluar. "Është një nga ato ndeshje ku ju dëshironi të bëni gjithcka që mundni. Është ndeshja jonë e dytë finale rresht dhe unë do të isha shumë i kënaqur nëse ne do të përsërisnim arritjen e vitit të kaluar". Adriano e parashikon si shumë të vështirë ndeshjen kundër Espanjolit: "Ne gjithmonë kemi luftuar kundër tyre. Ata kanë sulmuesë shumë të shpejtë, kështu që ne duhet të kemi shumë kujdes nga kundërsulmet e tyre. Ne duhet të ruajmë qetësinë, të ruajmë ritmin dhe nëse do të bëjmë këtë ne do të do kemi pesë apo më shumë shanse për të shënuar. Nëse ne do të luajmë ashtu sic kemi bërë gjithë sezonin, titulli do të jetë i yni". Sevilja fitoi 2-1 të shtunën e kaluar në shtëpi me Rekreativo Huelva. Enco Mareska realizoi një gol spektakolar në forme volej në minutën e 13, ndërsa Luis Fabiano finalizoi një penallti dhjetë minuta përpara përfundimit të takimit, që i dha dhe tri pikët formacionit finalist të Kupës UEFA.

Finalja, bilbil zviceran

Do të jetë zvicerani Masimo Busaka, gjyqtari i finales të Kupës UEFA (më 16 maj). Në "Hampden Park" të Gllazgout do të përballen Espanjoli dhe Sevilja, në një derbi plotësisht spanjoll. Ndihmës të tij do të jenë Matias Arnet dhe Stefan Kyhat, ndërsa gjyqtari i katërt Karlo Bertolini. Busaka, 37 vjec, ka gjykuar 14 ndeshje të Ligës së Kampioneve. Ndeshja e fundit e tij është ajo midis Portos dhe Valencias (më 21 shkurt 2007). Busaka ka qenë edhe dy herë të tjera në "Hampden Park". Në vitin 2002 ai ishte gjyqtari i katërt në finalen e Ligës së Kampioneve, Real i Madridit-Bajer Leverkuzen (gjyqtar kryesore Urs Majer), ndërsa në tetor të vitit 2006, Busaka gjykoi takimin Skoci-Francë, për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008. Në finalet e Botërorit 2006, Busaka gjykoi ndeshjet Spanjë-Ukrainë, Argjentinë-Meksikë dhe Suedi-Angli.

HISTORIA E KUPËS UEFA

Kupa UEFA lindi si një ide e zviceranit, Ernst Tomen (Ernst Thommen), i cili së bashku me italianin, Otorino Barazi dhe anglezin Sër Stenly Rous, krijuan turneun ku morrën pjesë ekipe nga qytetet europiane që rregulisht organizonin panaire. Kupa e Panaireve (emërtimi i parë Kupës UEFA) u themelua më 18 prill 1955, dy javë pas themelimit të Kupës së Kampioneve, ku merrnin pjesë ekipet kampione të cdo vendi anëtar të UEFA-s. Kupa e Parë (e Panairëve) përshiu ekipe nga Barcelona, Bazeli, Lozana, Lajpcigu, Londra, Milani dhe Zagrebi. Fituesja e parë ishte ekipi i qyteteti të Barcelonës (me lojtarë nga FC Barcelona) që mposhti në ifnale një formacion nga Londra (8-2, rezultati i përgjithshëm). Në vitin 1962 numri i ekipeve që merrnin pjesë në Kupën e Panaireve u rrit në 32, kur tani në vitin 2007, është mi 100. Në vitin 1971 u ndryshua dhe emri i saj, nga Kupa e Panaireve në Kupën UEFA, emër të cilin e mban edhe sot. Formati ka ndryshuar disa herë, nga dy takime finale, në një të vetme në vitin 1998, kur Interi mundi Lacion 3-0 në Paris. Interi, Juventusi dhe Liverpuli mbajnë rekordin me nga tre trofe. Edhe mënyra e organizimi ka ndryshuar nga sezoni 1999-2000. Në të marrin pjesë fituesit e Kupës në kampionatet e vendeve përkatëse, por dhe ekipe që renditen në vendin e tjera (cdo vend ka një numër të përcaktuar ekipesh sipas koeficentëve të UEFA-s). Në fazën e grupeve të Kupës UEFA, marrin pjesë edhe ekipet që renditen të tretët në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Kupa UEFA gjithashtu përfshin edhe 3 ekipe që janë shpallur si më të mirët për "Fair Play", tri fituesit e Kupës Intertoto.

Trofeu Bertoni

Trofeu Bertoni, që pëshon 15 kg dhe është argjend i verdhë i vendosur mbi mbi një plintus mermeri, u dizenjua nga studio Bertoni në Milano për finalen e vitit 1972 dhe ka një vlerë përeh 23 mijë eurosh. Kupa UEFA nuk ka veriga dhe bukuria e saj vlerësohet në thjeshtësinë e saj. Menjëherë mbi plintusin prej meremeri, një grup lotjarësh janë duke shtyrë topin.

TË GJITHË FITUESIT E KUPËS UEFA
2006 – 2007 Sevilja-Espanjol
2005 - 2006 Sevilja
2004 - 2005 CSKA Moskë
2003 - 2004 Valencia
2002 - 2003 Porto
2001 - 2002 Fejëenord
2000 - 2001 Liverpul
1999 - 2000 Gallatasaraj
1998 - 1999 Parma
1997 - 1998 Inter
1996 - 1997 Shalke
1995 - 1996 Bayern
1994 - 1995 Parma
1993 - 1994 Inter
1992 - 1993 Juventus
1991 - 1992 Ajaks
1990 - 1991 Inter
1989 - 1990 Juventus
1988 - 1989 Napoli
1987 - 1988 Leverkusen
1986 - 1987 Goteborg
1985 - 1986 Real Madrid
1984 - 1985 Real Madrid
1983 - 1984 Totenham
1982 - 1983 Anderleht
1981 - 1982 Goteborg
1980 - 1981 Ipsuic
1979 - 1980 Eintraht
1978 - 1979 Mënshengladbach
1977 - 1978 PSV
1976 - 1977 Juventus
1975 - 1976 Liverpool
1974 - 1975 Mënshengladbach
1973 - 1974 Fejënord
1972 - 1973 Liverpul
1971 - 1972 Totenhem

Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›