E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Liverpuli më e vështirë për t’u mposhtur se Mançesteri

Irgis Hysenaj
Oganizatori i skuadrës së Milanit Kaka shprehet se skuadra e Liverpulit do të jetë më e vështirë për t'u mposhtur, krahasuar me Mancester Junajtid. "Liverpuli është një skuadër ndryshe nga Mancesteri. Ata luajnë një lojë që është tipike për futbollin anglez"-tha Kaka. Gjithashtu braziliani shtoi se ata janë një skuadër e trajnuar mirë. "Ata janë një skuadër e trajnuar shumë mirë nga Rafael Benitezi dhe gjithashtu janë një skuadër shumë taktike. Liverpuli është një skuadër që markon fortë"-u shpreh braziliani. Mancesteri ishte një skuadër që pëlqente të luante më shumë, cilësia e pasimeve të tyre është më e mirë dhe ata e mbajnë topin më gjatë". Mesfushori i Milanit Kaka deklaroi se ai do të dëshironte që ta kishte në skuadër kapitenin Liverpulit Stiven Xherard. Braziliani shtoi se kapiteni i Liverpulit ishte frymëzimi për atë fitore të paharrueshme ndaj Milanit në Stamboll dhe ai ishte i paduruar që të luante në fushë kundër mesfushorit anglez. "Ai është një lojtar i shkëlqyer, për mendimin tim ai është një lojtar modern, sepse ai është një futbollist që vrapon, markon, di si të pasojë, të shënojë gola dhe ai është një lider në fushën e lojës për Liverpulin"-tha Kaka duke shtuar "Ai është një lojtar që unë do të dëshiroja ta kisha në skuadrën time. Braziliani gjithashtu u shpreh se Milani do ta shfrytëzojë mundësinë për t'u hakmarrë ndaj humbjes së pësuar dy vjet më parë ndaj Liverpulit në Stamboll. "Cdo kush po flet për hakmarrje, për atë cka ndodhi në vitin 2005. Ajo ndodhi. Ne humbëm në finale, Liverpuli ishte skuadra kampione dhe gjithmonë do të kujtohet në këtë mënyrë"- tha Kaka duke theksuar "Kështu ne kemi mundësinë edhe një herë tjetër, që të lëmë shenjën tonë në histori"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›