Ferguson: "Smith i jep fund krizës angleze në sulm"

- Bosi i Mancester Junaitid, Sër Aleks Ferguson beson se Alan Smith mund të jetë përgjigjia më e mirë për të mbyllyr krizën e sulmit të Anglisë. Smith është thirrur në skuadrën B të Stiv Meklaren për ndeshjen kundër Shqipërisë në Bërnlej, më 25 maj.
Me Ujen Runin e pezulluar për ndeshjen thelbësore të kualifikueseve të Euro 2008 kundër Estonisë (6 qershor) dhe me Endrju Xhonson e dëmtuar, Meklaren ka një numër të kufizuar opsionesh në sulm. Dejvid Bentlej, 22-vjec, një nga mesfushorët e thirrur në Anglinë B për ndeshjen kundër Shqipërisë, më 25 maj, është shpallur si lojtari më i mirë i Bllekbërn Rovers, pasi shënoi një nga golat në barazimin 3-3 me Reading, që e coi Bllekbërnin në Kupën Intertoto. Ish-ylli i Arsenalit, i cili u largua nga ekipi i Venger 18 muaj më parë, e konsideroi ftesën e Meklaren për miqësoren kundër Shqipërisë në "Turf Moor" si një shans të mirë për të treguar vlerën e tij. Në listën angleze bëjnë pjesë emra të tjerë të njohur nga skaudrat e mëdha britanike