Monako zyrtarizon blerjen e Radamel Falkao

Tani është zyrtare. Radamel Falkao ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Monako. Ky është tranferimi i parë i bujshëm në këtë merkato, ndërsa ky operacion kap vlerën e çmendur prej 110 milionë euro. Sipas mediave lokale, Falkao do të fitojë rreth 14 milionë euro në sezon. Sulmuesi 27-vjecar është blerja e parë e madhe Monako, e cila mundi rivalitetin e skuadrave të mëdha si Real Madrid dhe Çelsi që interesoheshin për futbollistin. Monako që drejtohet nga trajneri italian Klaudio ranieri do të luajë këtë sezon në kategorinë e parë të kampionatit francez.