E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo ploteson hakmarrjen ndaj Kasijas

Zhoze Murinjo plotëson hakmarrjen e tij ndaj Iker Kasijas. Trajneri i Realit të Madridit nuk e ka grumbulluar portierin për ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Osasuna. Murinjo dhe Kasijas janë në “luftë” prej muajsh, ndërsa portugezi e ka lënë atë në pankinë për shumë kohë. Edhe në ndeshjen e fundit si trajner i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo nuk ka harruar të ndëshkojë kapitenin madrilen,m duke e çuar atë në tribunë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›