Ron Denis i jep lamtumirën MekLarenit
Më 1 mars, ia kishte lënë postin e drejtuesit të skuadrës Martin Uajtmarshit. Tashmë, Ron Denis i jep lamtumirën zyrtare Formula 1, nëpërmjet një deklarate për shtyp. Vendimi lidhet me dëshirën për t‘iu dedikuar makinave MekLaren jashtë pistave, por edhe për të "shpëtuar" skuadrën anglo-gjermane dhe kampionin e botës, Luis Hemilton nga masat e ashpra ndëshkimore. Në fakt, më 29 prill, "shigjetat e argjendta" do të paraqiten në gjyqin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, për herë të dytë në harkun e 18 muajve. "Askush nuk më kërkoi të largohesha, kjo ishte zgjedhja ime", bëri të ditur Denis. "Ditën kur u prezantua makina MekLaren e sezonit 2009, më pyetën disa herë nëse do të merrja pjesë në Çmimin e Madh të Australisë dhe përgjigjja ime ishte po. Në Melburn nuk u paraqita si drejtues i skuadrës dhe më duhet të pranoj se ndjesia ishte shumë e çuditshme. Garën e ardhshme, atë në Malajzi, e ndoqa nëpërmjet televizorit dhe për habinë time, ky fakt nuk më bëri shumë përshtypje. Prisja të përjetoja emocione më të forta, pas gjithë këtyre viteve që kam marrë pjesë në Çmimet e Mëdha. Dyshoj se Maks Moslit dhe Berni Ekleston do t‘i vijë keq për vendimin tim".
Ndërkaq, mungojnë më pak se dy javë nga dita kur MekLaren do të paraqitet në selinë e FIA-s, për t‘iu përgjigjur akuzave për shkeljen e nenit 151, pika c të Kodit Ndërkombëtar Sportiv. Sjellja e tyre gjatë garës në Australi, kur në pistë ndodhej makina e sigurisë, është cilësuar antisportive. Situata u përkeqësua, pas gënjeshtrave që ish-drejtori sportiv Dejv Rajan dhe Luis Hemilton thanë gjatë marrjes në pyetje nga komisarët e pistës, të cilat shkaktuan zbritjen në klasifikim të Jarno Trulit me Tojota. Nga ana e tij, Ekleston "kërcënoi" se dënimi do të jetë shumë i rëndë (nuk përjashtohet skualifikimi i skuadrës nga Botërori). Kjo do të jetë goditja e dytë pas gjobës rekord, prej 100 milionë dollarësh dhe heqjes së pikëve nga klasifikimi për konstruktorë në vitin 2007, pas skandalit "spy-story".