Lorik Cana, sot mysafir ne burgun e Kavajes
Mesfushori kuqezi, Lorik Cana do te jete sot nje prej ekipeve mysafire, me te vecante, ne Burgun e Kavajes. Vizita e Canes tek njerezit e burgosur, kryesisht te rinj lidhet me faktin se ata jane mjaft te pasionuar pas futbollit dhe per te qene sa me afer problemeve te tyre mesfushori ka preferuar qe t'i takoje nga afer. Mesfushori kuqezi eshte kthyer nga ekipi i Sanderlendit ne Premier Lige, per te qene pjese e ekipit tone kombetar, ne vigjilje te ndeshjeve miqesore, ndaj Malit te Zi dhe Andorres. Pas nje sezoni te shkelqyer ne Premier Lige, Cana ne ora 13.30 do te takohet me te rinjte qe ndodhen ne qelite e ketij burgu, per te cilin ka rezervuar edhe disa dhurata te posacme. Me tej mesfushori do te bashkohet me ekipin ne stervitje, ne vigjilje te nje ndeshje miqesoreje, te programuar per t'u luajtur para ndeshjes se radhes, me Malin e Zi.