Sot dhe neser, teste me te rinjte e Luzit dhe Teutes
Trajneri Kuzhe ka preferuar disa teste me te rinjte e ekipeve tona, per te zhvilluar disa ndeshje miqesore, duke i dhene me shume rendesi skuadrave te moshave. Sot ekipi yne perfaqesues do te luaje nje miqesore me ekipin e te rinjve te Luzit, ne stadiumin e ketij fshati. Ekipi i Luzit sapo eshte krijuar, por e vecante ka qene se jo ekipi i pare, por te rinjte do te vihen ne nje miqesore luksi me kuqezinjte, ku ne fund lojtaret pritet te marrin autografe ose fanellat e idhujve te tyre, te cilet aktivizohen me ekipin kombetar. Nje dite me pas kuqezinjte do te luajne nje tjeter miqesore, ndaj 19 vjecareve te Teutes. Kuqezinjte do te testohen perballe te rinjve dhe jo ekipeve te para te dy qyteteve bregdetare, ne kete program perpara dy sfidave miqesore, me Malin e Zi me 25 maj, ne Podgorice dhe me Andorren me 2 qershor, ne Tirane.