E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjte nen urdhrat e Kuzhe, afron miqesorja me Malin e Zi

Aranit Muraci
Trajneri kuqezi Josip Kuzhe ka zbritur ekipin e tij ne fushe, ne seancat e para te grumbullimit, ne nje kompleks prane Durresit. Ne stadiumin "Niko Dovana" ishin njoftuar pas publikimit te listes me 27 lojtareve, te cilet do te testohen ne dy ndeshje miqesore te programuara ne fund te ketij muaji, i gjithe ekipi qe ka mberritur dhe eshte vene nen urdhrat e trajnerit. Kombetarja shqiptare e futbollit ka nisur fillimisht grumbullimin ne Durres, per te qene e gatshme para dy testeve, ndaj Malit te Zi dhe Andorres. 23 futbolliste te grumbulluar ne diten e pare do te jene gati per ndeshjet e ardhshme. Ata kane zhvilluar seancat e para te stervitjes, teksa pritet te mberrijne dhe te bashkohen me ekipin edhe sulmuesi Erjon Bogdani, mbrojtesi Debatik Curri dhe portieri Saimir Ujkani. Te tre keta lojtare mungonin ne diten e pare te grumbullimit. Sulmuesi i Kievos pritet te bashkohej me ekipin ne mbremje vone. Portieri i Novares ne Seria C ka pasur probleme me dokumentacionin, ndaj edhe njoftohet nga stafi drejtues i ekipit se do te mberrije gjate dites se sotme. Vonesa e mbrojtesit Debatik Curri, i cili do te bashkohet me ekipin pak dite me vone lidhet me faktin se ai do te martohet keto dite. Megjithate, atmosfera ne "Niko Dovana", pas grumbullit ka qene entuziaste. Lojtaret kane mbyllur sezonet ne ekipet e tyre respektive dhe kane pasur kohe per te pushuar edhe takuar njeri-tjetrin. Nje pjese e mire e kuqezinjve lane lene pas nje sezon pozitiv. Vlen per t'u permendur gara qe Cana ka zhvilluar kete vit ne Premier Lige me Sanderlendin, apo golat e shumte te Hamdi Salihit ne radhet e Rapidit te Vjenes. Kuqezinjte do te vijojne edhe per dy dite stervitje ne Durres, per t'u nisur me pas drejt Podgorices, ku do te luhet miqesorja e 25 majit. Kjo do te jete ndeshja kryesore e kuqezinjve, gjate ketij grumbullimi. Trajneri Kuzhe ka vleresuar kundershtarin, duke e krahasuar lojen e tyre, te ngjashme me ate te skuadrave tona qe luajne ne Kupat e Evropes.

Atmosfera
Stafi i drejtuesve te kombetares eshte shprehur entuziast ne lidhje me gjendjen e lojtareve, sepse pas perfundimit te gjithe gezojne forme te mire. Ne miqesoren e 25 majit me Malin e Zi pritet te zbrese ne fushe formacioni i pare, me pak ndryshime ne krahasim me formacionin e miqesores se kaluar, ndaj Irlandes se Veriut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›