E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni i Mynihut, shpresa për Champions

Irgis Hysenaj
- Kampionët e Bajernit të Mynihut kanë ende edhe një shans për tu kualifikuar në Ligën e Kampioneve në sezonin tjetër, nëse ata arriojnë që të fitojnë tre ndeshjet e mbetura. Ata do të zhvillojnë një përballje të vështirë në trasfertë kundër Monshengladbahut. Kryesuesit e Bundesligës, Shalke 04 do të zhvillojnë një përballje të vështirë kundër vendit të pestë Nurenbergut brenda në shtëpi. Vendi i dytë Shtutgardi vetëm një pikë pas Shalkes do të presë skuadrën e Mainzit, ndërsa Verder Bremeni do të udhëtojë në Berlin për tu ndeshur me vendasit e Hertës së Berlinit. Verderi humbi mundësinë që të arrinte Shalken javën e kaluar, pasi humbi në shtëpi me rezultain 3-2 me Arminian e Bielefeldit. Edhe kryesuesit e Bundesligës humbën gjithashtu në javën e kaluar. Megjithatë do të jetë ndeshja me Boriusian e Dortmundirt më 12 maj që do të vendosë për sukseset e Shalkes. Në javën e 31-të të Bundesligës do të luhen edhe takimet Eintraht Frankfurt - Alemannia Ahen, Hamburg - Bohum, Monshengladbah - Bajern Mynih dhe Volfsburg - Borusia Dortmund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›