Jahmir Hyka, Lionel Mesi i kombëtares shqiptare

Leonard Karaj
Edhe kombëtarja shqiptare e ka një Lionel Mesi. Edhe ky yni është 19 vjec, shtatshkurtër, i talentuar dhe një xhongler i vërtetë me topin. E ndërsa ai i vërteti, argjentinas po lë nam në "Camp Nou" të Barcelonës, ky i yni ka krijuar tashmë koloninë e tij të tifozëve ultras në Pire të Athinës. Ai luan me kampionët e Greqisë, Olimpiakosin dhe shihet si e ardhmja e kësaj skuadre. Talenti i tij i padiskutueshëm e solli edhe në kombëtaren kuqezi, debutim të cilin arriti ta bënte ende pa mbushur 19-vjec. Baric i beson shumë, ai shpreson të shkruaj historinë tij me kuqezinjtë. Ky është Jahmir Hyka, djaloshi tiranas i cili la Shqipërinë para dy vjetësh duke luajtur në klube të mëdha si Rosenborgu i Norvegjisë dhe Olimpiakosi i Greqisë. Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Tirana Observer", ish-futbollisti i U-17 të Dinamos ka treguar anën tjetër të medaljes, Jahmirin ndryshe. Cili ka qenë personi që ka ndikuar më shumë në formimin tënd si futbollist? Në formimin tim si futbollist nuk mund të them që ka ndikuar vetëm një person. Kanë qenë të shumta ata që më kanë ndihmuar ku në radhë të parë do të vija familjen time. Ajo ka luajtur rolin kryesor në formimin tim si në atë futbollistik edhe në atë jetësor. Më pas mund të them se kanë qenë trajnerët e mi të moshave, të cilët më kanë stërvitur me përkushtim. Në një të përditshme shqiptare para disa kohësh u shkrua se kur ti bëre debutimin në miqësoren me Maqedoninë, babait tënd pothuajse i ra të fikët nga gëzimi i papërshkueshëm. Sa e vërtetë është kjo? Jo, nuk është e vërtetë, se babait tim i ra të fikët. Sigurisht ai u emocionua, ashtu si cdo baba tjetër, po të shikonte të birin e vetë të luante me kombëtaren e kombit të vetë. Por nuk ka pasur probleme emocionale të këtij lloji. A mund të tregosh me pak fjalë momentin kur trajneri Baric të tha të bëheshe gati se do të futeshe në fushën e lojës? Cfarë ndjetë në ato momente? E vetmja gjë që mund të them për atë moment është se ishte një nga castet që e kisha ëndërruar që fëmijë, kur luaja me shokët në rrugët me baltë. Gjithë ato vite stërvitje u shpërblyen në atë moment të vetëm. U ndjeva shumë i emocionuar, por me kalimin e minutave edhe emocionet më kaluan. Cili është idhulli ose një futbollist shqiptar, të cilin e keni më për zemër? Për futbollistin shqiptar që më pëlqen, nuk është se kam shumë mundësi për të zgjedhur, por gjithmonë më ka pëlqyer Lorik Cana për cfarë ka dhënë dhe cfarë vazhdon të japë për kombëtaren shqiptare. Cili është futbollisti-idhull në botën e futbollit për Jahmir Hykën? Nuk do të dëshiroja të thosha vetëm një futbollist. Kam disa të preferuar, të cilët janë Lionel Mesi, Zinedin Zidan dhe padyshim Diego Armando Maradona. Sigurisht ky i fundit është më i preferuari. Me mënyrën e lojës, kujt mendon se i afrohet më shumë Jahmir Hyka? Për mënyrën e lojës besoj se i ngjaj sadopak Lionel Mesit. Natyrisht ai është një talent i vërtetë. Kur luante kombëtarja në Tiranë shkoje në stadium ose pas portës ku shpesh herë fëmijë presin topa? Nuk mund të them që kam qenë mbrapa portës, por, kur kam qenë i vogël, isha një tifoz i cmendur i kombëtares dhe ndiqja cdo ndeshje të saj. Kujt futbollisti i ke marrë autograf, në rast se ke marrë ndonjë autograf, kujt ke dashur me ngulm që t'i marrësh e s'ia ke arritur? Nga futbollistët shqiptarë s'kam marrë asnjëherë autografe dhe as nga të huajt ngase s'kam pasur mundësinë që t'u merrja. Por po të kisha mundësi, do të dëshiroja t'i merrja një autograf me dedikim Zinedin Zidanit. Ku do ta shohim Jahmir Hykën pas 2, 3, ose 5 vjetësh? Mbas disa vitesh mbase do më shihni po në të njëjti vend ku jam ose me ndonjë ekip të madh. Kjo është ëndrra ime. Sa të rëndësishme janë paratë për ty? Paratë për mua janë aq të rëndësishme si për cdo person tjetër. Por dua të them që për mua s'janë dhe aq të rëndësishme sa familja. Cili është personi që të ndihmon më shumë në skuadër? Meqenëse jam i ri, të gjithë mundohen të më ndihmojnë nga pak, dhe për këtë i falënderoj. Por besoj se do të ambientohem edhe më mirë dhe shpejt. Cila është fjala e parë greqisht që ke mësuar? Fjala e parë greke që kam mësuar është "malaka", për vet faktin që këtu në Greqi e përdorin vend e pa vend. Po norvegjeze? Ndërsa ajo norvegjeze është "jeg elsker deg" (të dua), jo se ua kam thënë shumë vajzave, por thjesht se më pëlqeu si fjalë. Tirana Observer