E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekenbauer kërkon sërish Luka Tonin

Gert Serani
Edhe pse u fol për një akord mes sulmuesit italian, Luka Toni dhe Bajernit të Mynihut, mesa duket nuk ka asgjë konkrete. Presidenti bavarez, Franc Bekenbuaer ka konfirmuar sërish interesimin për kampionin e botës. "Luka Toni është një lojtar goli, ka karakter dhe gjithmonë e ndihmon skuadrën. Ai është një lojtar tipik. Realisht shpresoj se ai mund të veshë fanellën e Mynihut", deklaroi Kajzeri për të përditshmen sportive italiane "Gazzetta dello Sport". Pyetjes nëse Luka Toni ka nënshkruar për klubin gjerman, Bekenbauer sqaroi: "Nuk e di. Por mund të them që Bajerni ka nevojë për gjak të ri. Me transferimet merren Karl-Hajnc Rumenige dhe Uli Hënes". Javën e kaluar revista gjermane "Sport-Bild" shkruante se sulmuesi i Fiorentinës do të kalojë zyrtarisht në fundin e sezonit në Bundesligën 1 në shifrën e 18 milion eurove, nga e cila do të përfitojë 5.5 mililon euro në vit dhe do të bëhet lojtari më i paguar te Bajerni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›