Liverpul merr Glen Xhonson
Liverpul - siç e bën të ditur faqja zyrtare e klubit të Liverpulit, “Të kuqtë” kanë arritur një akord me ekipin e Portsmuthit për transferimin e mbrojtësit të djathtë Glen Xhonson tek radhët e të kuqve. Ish lojtari i Çelsit, 24 vjeçari Xhonson, njëkohësisht edhe pjesë e kombëtares angleze, shënoi tre gola në 29 ndeshje sezonin e fundit në Premier Ligë. Nuk bëhet ende e ditur kostoja e këtij transferimi.