Roma bën goditjen e parë, sigurohet Stefano Guberti
Romë - Roma ka arritur të bëjë goditjen e parë në merkaton e kësaj vere me blerjen e mesfushorit Stefano Guberti. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Romës, ku thuhet se është arritur marrëveshja me klubin e Barit dhe futbollisti mund të quhet zyrtarisht i kryeqytetasve.
Guberti ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me klubin e marrë në zotërim nga Fiorineli. Sezonin e parë ai do të përfitojë 700 mijë euro, shifër që do të shkojë deri në 900 mijë në vitin 2012.
Stefano Guberti pritet të jetë një nga lojtarët bazë të Luçiano Spaletit për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, mediat e konsiderojnë mesfushorin e ri si një futbollist me perspektivë edhe për përfaqësuesen italiane.