E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajerni i Mynihut vetem 2 pike larg kreut te Bundesliges

Është ngjeshur dyshja e kreut në Bundesligën gjermane. Në pritje të ndeshjes së Dortmundit, Bajerni bëri detyrën duke fituar ndaj Hanoverit dhe duke u ngjitur në largësi të vetëm 2 pikëve me kreun, veçse nuk ishte një sukses madhështor si disa të tjerë kohët e fundit.
Në “Alianc Arena”, bavarezët ia arritën të fitonin vetëm 2-1 duke ndjerë edhe vështirësi, ndonëse patën epërsi në pjesën më të madhe të kohës. Skuadra e trajnerit Jup Hajnkes kaloi në epërsi 9 minuta para mbylljes së pjesës së parë me anë të mesfushorit Toni Kros, ndërsa golin e dytë e shënoi me anë të më të mirit sulmues që ka, Mario Gomezit.
Ndoshta, u mendua se Bajerni do të shënonte sërish, por në të kundërt, ishin miqtë nga Hanoveri që realizuan në 73’, duke bërë që ndeshja të mbetej e hapur deri në fund. Gjithsesi, bavarezët u mbajtën dhe tani kanë 57 pikë ndaj 59 të Dortmundit, por duke pasur një ndeshje më shumë.
Në ndeshjet e tjera, bie në sy humbja e Mynshengladbahut në fushën e vet, 1-2 ndaj Hofenhajmit dhe fitorja e Hertës 3-1 në Mainc. Frajburgu bëri detyrën në fushën e tij, duke mundur 2-0 Kaizerslauternin, ndërsa Verderi u ndal në barazim 1-1 nga Augsburgu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›