Lushnja fiton me Luftëtarin, Kukësi nga Erseka ruan vendin e dytë
Java e 21-të e kategorisë së parë dhuronte çifte interesante, ku kryendeshja e kësaj jave luhej në Roza Haxhiu mes Lushnjes dhe Luftëtarit. Takimi u fitua 1-0 nga lushnjaërt me një gol të të zakonshmit Canka në minutën e 68-të. Në minutën e 60-të lushnjarët mbeten me 10 vetë, pasi Erjon Sula ndëshkohet me të kuqe. Ndonëse me një lojtar më pak lushnjarët arrijnë të ndëshkojnë gjirokastritët kryesues. Me këtë fitore Lushnja afrohet me kreun, por mbetet në vend të tretë, pasi Kukësi fiton thellë 4-0 në Ersekë. Me këtë fitore kuksianët ruajnë vendin e dytë duke qenë 6 pikë larg Luftëtarit të vendit të parë. Besa me vështirësi ka arritur të fitojë 1-0 me Himarën dhe ngjitet në vendin e katërt. Besëlidhja ka barazuar në Sarandë, ndërsa Elbasani ka marrë 1 pikë në Velipojë. Burreli, Gramshi dhe Iliria kanë bërë detyrat e shtëpisë duke marrë tripikëshat.
Kategoria e Parë, java e 21-të
LUSHNJA-LUFTETARI 1-0
Shënues: Canka 68′
GRAMOZI-KUKËSI 0-4
Shënues: Lena 31′, Hamzaj 35′, Malo 37′
ADA-ELBASANI 1-1
Shënues: Isufaj 66′ (11-m)/ Musta 3
BUTRINTI-BESËLIDHJA 0-0
BESA-HIMARA 1-0
Shënues: Poçi 67′ (11-m)
BURRELI-SKRAPARI 2-0
Shënues: Ndreka 45′, Pirani 77′
GRAMSHI-MAMURRASI 3-2
Shënues: Doçi 22′, Trashi 50′, 80′ / Dhëmbi 65′, Vrapi 84′
ILIRIA-VLORA 2-1
Shënues: Balliu 13′, Ziri 88′ (11-m)/ Cerova 39′
