Bajerni i Mynihut6 “sinjale” Interitpara Champions
GJERMANI- Në pritje të përballjes me Interin ditën e martë në Champions League, Bajerni i Mynihut është rikthyer te fitorja pas tre humbjeve radhazi mes kampionatit dhe Kupës. Bavarezët kanë triumfuar 6-0 ndaj Hamburgut në javën e 26-të të Bundesligës. Një rezultat, që pavarësisht humbjes 1-0 të Borusias në fushën e Hofenhaimit, nuk e fut skuadrën e Van Gal në betejën për titull. E megjithatë, fitorja ka mjaftuar për të rikthyer moralin e bavarezëve dhe për t’i futur ata në luftën për një vend në Champions League, duke qenë se Hanoveri është vetëm 2 pikë larg tashmë. Në “Allianz Arena”, protagonisti kryesor ka qenë Arjen Roben, autor i tre golave të parë të ndeshjes. Më pas, shënuan Riberi e Myler, ndërsa në fund, Vesterman realizoi një autogol. Në ndeshjet e tjera, spikat fitorja 2-1 e Shalkes ndaj Frankfurtit, si edhe humbja 1-2 në shtëpi e Volfsburgut përballë Nurembergut, që ka përmbysur disavantazhin e minutës së 23-të.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)