E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho është vërtet special

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 14:20

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka lavdëruar aftësitë e trajnerit Jose Mourinho për motivim dhe krijimin e lidhshmërisë me futbollistët e tij. Alonso, i cili kaloi në Real më 2009, në të kaluarën ka pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë trajnerët e tij, pasi ishte njëri prej futbollistëve kryesorë të Rafael Benitezit në Liverpool si dhe luajti pothuajse në çdo ndeshje me Manuel Pellegrinin sezonin e kaluar.

Mirëpo, ai beson se trajneri aktual Mourinho veçohet nga gjithë të tjerët për aftësinë e tij për të bashkëbiseduar me futbollistët e tij në shkallë personale.

Duke folur për Realmadrid TV, Alonso tha: “Mourinho më përgatit shumë mirë për një ndeshje dhe merr vendime të mira gjatë saj. Por, ajo që e bën të dallojë nga këndvështrimi emocional, ai është shumë i fuqishëm. Ai e bën secilin futbollist më të mirin që mund të jetë. Në momente vendimtare, si në ndeshje me karakter eliminimi, ju duhet të jeni të përgatitur mirë në aspektin psikologjik dhe ai e di si të lidhet me ne dhe na motivon për çdo sfidë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›