E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni i mbyll deren amerikano-latineve

Neve nuk na intereson me asnje lojtar qe vjen nga vendet e Amerikes Latine keshtu nuk ka sens qe skautet tane te vazhdojne te vezhgojne ate treg - tha Drejtori i Pergjithshem i Bajernit te Mynihut Karl-Hajnc Rumenige.

Te shtrenjte me shume teka dhe nuk japin rendimentin qe pritet. Jane lojtaret amerikano-latine qe tashme shohin teksa klubi me i madh ne Gjermani u ka mbyllur deren ne fytyre. Keshtu pas 20 vitesh deshtime skuadra me e titulluar ne Gjermani ka vendosur qe te terheqe tere skautet e vet qe ka ne Ameriken e Jugut. Kreret e ketij ekipi kane sqaruar se vemendja do te perqendrohet ne Evrope me sakte ne Gjermani aty ku talente ka plot.

Rumenige Do te perqendrohemi ne Bavari

Neve nuk na intereson me asnje lojtar qe vjen nga vendet e Amerikes Latine keshtu nuk ka sens qe skautet tane te vazhdojne te vezhgojne ate treg - tha Drejtori i Pergjithshem i Bajernit te Mynihut Karl-Hajnc Rumenige. Ish-sulmuesi i perfaqesueses gjermane ne intervisten qe dha per Sport Bild shtoi se skautet e Bajernit do te perhapen ne tere Bavarine. Ky eshte qellimi yne kryesor. Me kete nuk dua te them se lsquosyte tane nuk do te ndjekin edhe lojtare qe luajne ne kampionate te tjera - tregoi 56-vjecari. Deri me tani skuadra qe kryeson Bundesligen duket se ka mbetur me shume se e kenaqur nga lojtaret bavareze. Themi keshtu pasi deri me tani ajo ka plot kater te tille ne gjirin e vet. Ata jane Filip Lam Bastian Shvajnshtajger Tomas Myler dhe Diego Kontento.

Te deshtuarit nga Amerika Latine

Nje vendim i tille nuk eshte marre pa u menduar me se miri prej drejtuesve te Bajernit. Keta te fundit kane pare teksa ne 20 vitet e fundit te rralle kane qene ato lojtare amerikano-latine qe kane bere diferencen me ekipin bavarez. Keshtu talente si Hoze Ernesto Soza mesfushor krahu nga Argjentina Hulio dos Santos fantazisti nga Paraguai dhe Breno qendermbrojtesi nga Brazili kane deshtuar ne Bundeslige. Ata madje nuk kane mundur qe te fitojne per asnje moment fanellen e titullarit edhe pse u jane dhene shume shanse. Breno ka pasur shume te tille por asnjehere nuk ka justifikuar 18 milione dollaret qe i ka dhene para pak viteve Bajerni Sao Paolos. Keshtu gjate merkatos se dimri braziliani do te jete amerikano-latini i radhes qe do te lere token gjermane. Si per ironi te fatit te tere keta futbolliste jane zbuluar nga nje lojtar qe vjen Brazili. Flasim per Xhovani Elberin. Sulmuesin qe ndihmoi skuadren bavareze te ngrinte lart Kupen e Kampioneve ne 2001-shin.

Bavaria e pasur me talente

Se fundmi edhe Drejtori Sportiv i Bajernit Kristian Nerlinger deklaroi per gazeten Suumlddeutsche Zeitung se shume talente kane dale pikerisht nga Bavaria. Per Nerlingerin eshte shume i rendesishem fakti qe Bajerni te filloi te kerkonte lojtare te rinj ne moshe qe kane lindur ne Gjermani ose me sakte ne Bavari. Me kete deklarate Drejtori Sportiv i Bajernit ka dashur qe te nenkuptoje se skuadra per te cilen punon nuk ka ndermend qe te lere ti ikin lojtare si Mario Getze luan per Borusian e Dortmundit Moritz Lajtner aktivizohej tek skuadra e dyte e qytet te Mynihut Mynih 1860 por tani eshte pjese e Borusias se Dortmundit dhe Sven e Lars Bender i pari nga binjaket luan per Dortmundin nderkohe i dyti aktivizohet tek Leverkuseni.

Ndryshim kursi

Eumlshte kuptuar qarte se tashme koherat kane ndryshuar. Bajerni nuk kerkon qe te lere ti ikin lojtare qe per ti rikthyer ne vendlindje duhen te pakten 30 milione euro eshte rasti i Mario Getzes qe nuk largohet nga Vestfalia per nje shifer me te ulet. Jam pak i merzitur per ate cka ka ndodhur keto 15 vitet e fundit por tani ju premtoj se kane ndryshuar gjerat. Ne do te ndjekim nje tjeter filozofi. Do te mundohemi qe te forcojme skuadren e dyte te Bajernit qe vjet ra nga Liga e terte ne ate Rajonale - pohoi Rumenige gjate nje vizite qe i beri nje grupi te fansave bavareze te quajtur

FC-Bayern-Fanclub Pressath.

Kjo eshte dixhitura per kolumbianin

Adolfo Valencia apo sic njihet ndryshe El Tren ka qene deshtimi i radhes tek Bajerni pasi ne 26 takime shenoi vetem 11 gola. Kolumbiani qendroi ne Bavari nga 1993 e deri ne 1995-n

Kjo eshte dixhitura e Demikelisit

Martin Demikelis u ble nga Bajerni ne 2003-shin dhe ne pak muaj u kthye ne mbrojtesin me te mire te Bundesliges. Por me kalimin e kohes ai u kthye ne nja barre per Bajernin qe madje me ndihmen e tij humbi edhe finalen e Liges se Kampioneve qe u mbajt ne 2010. Argjentinasi tani luan per Malagen.

Spanje

Cavi Do te kemi raste te tjera per te marre pike

Nese nuk fitojme ndaj Real Madridit do te kemi mundesi per te marre serish pike te tjera sepse ka edhe shume ndeshje deri ne perfundim. Kampionati nuk mbyllet te shtunen. Keshtu eshte shprehur Cavi Hernandez ne konferencen e shtypit para mediave spanjolle. E kam kritikuar Realin e Madridit ne ndeshjet e sezonit te kaluar sepse nuk luajten ne sulm edhe pse i kane mundesite. Por ne ndeshjet e Superkupes luajten ne sulm dhe mendoj se edhe ne takimin e radhes do te bejne te njejten gje. Dua vetem qe te flitet per futboll pas ndeshjes dhe jo per vendime arbitrash apo per shkelmat ne fushe shtoi mesfushori spanjoll i Barcelones. Per sa u perket favoriteve Cavi pranoi se madrilenet vijne me ne forme per ndeshjen e Bernabeut Kane 11 fitore radhazi ne kampionat dhe jane 3 pike para nesh. Do te thote qe jane me mire por ne keto ndeshje nuk ka shume rendesi klasifikimi. Real Madrid-Barcelona do te luhet ne daten 10 dhjetor ne Santiago Bernabeu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›