E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini shtyn Karlos Tevezin te Milani

Karlos Tevez është gjithmonë dhe më pranë Milanit. Tekniku italian i Mançester Siti, Roberto Mançini, siç raporton "Sky Sport24", ka thënë tekstualisht: "Tevez duhet të shitet.” Jo vetëm kaq, por në një intervistë dhënë për britaniken "The Sun", ish-trajneri i Interit ka deklaruar: " E ftova Tevezin në shtëpinë time 10 ditë pas asaj që ndodhi me Bajern Mynihun, duke i thënë se nëse më kërkon falje mua, por edhe klubit do të riintegrohej në grup. Por ai u përgjigj se nuk kishte përse t’i kërkonte falje askujt". Fjalët nuk kanë nevojë për komente të tjera dhe Adriano Galiani mund të "fërkojë duart".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›