E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi futet në mes Romës dhe De Rosit

Roma i ofroi 5 milionë euro në vit por "Kapiteni i saj i ardhshëm" Daniele De Rosi kërkon 6 milionë. Kjo duket se është pika e ngërçit që sjell edhe mosrinovimin e kontratës së mesfushorit italian me klubin kryeqytetas. Sipas asaj që raporton tabloidi italian "Calciomercato.it", orët e fundit duket se presidenti i Interit, Masimo Morati kërkon me çdo kusht ta bëjë lojtarin të tijin. Lajmi i publikuar në gazetën italiane "Il Giorno", flet për lëvizjen e fundit në merkato të klubit zikaltër dhe dëshirën e madhe të presidentit të saj për ta parë De Rosin të veshur zikaltër. Grupi i lojtarëve dhe loja e zikaltërve duken se janë të përçara mes senatorëve dhe grupime të tjera (siç është shprehur edhe Ibrahimoviç ditë më parë), ndërsa “tripleta” duket thjesht një kujtim i bukur i së shkuarës. Kush tjetër më mirë se një lojtar me cilësi dhe grintë mund të sillte rregullin dhe kompaktësimin e grupit? De Rosi pëlqehet prej vitesh nga padroni i Interit dhe orët e fundit ka dërguar emisarët e tij për të arritur marrëveshjen me mesfushorin roman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›