E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali do Kavanin, gati 50 milionë euro

Zhoze Murinjo ka ide të qarta për merkaton e skuadrës dhe përforcimi i radhës për Real Madridin e tij mund të jetë Edinson Kavani. Sipas asaj që raporton "Tuttosport", emisarë të klubit madrilen do të shkojnë në stadiumin Madrigal të Vilareal për të ndjekur nga afër sulmuesin uruguajan të Napolit në ndeshjen e Champions League. Real Madrid është i gatshëm të ofrojë plot 50 milion euro për De Laurentis dhe një kontratë 5-vjeçare me 5 milion euro në sezon për vetë futbollistin. A do rezistojë presidenti i Napolit nga ofertat faranoike që vijnë nga Anglia (Mançester Siti) dhe Spanja? Kjo mbetet për tu parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›