E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadiku te Xhenoa, s’është më thashethem

Plot gola për Lokarnon, plot edhe për Shpresat kuqezi të Skënder Gegës. Armando Sadiku është padyshim shqiptari më në formë në botën e futbollit dhe për të shifrat flasin vetë. Armando Sadiku ka shënuar golin e tij të 10-të, në 15-të ndeshje. Sadiku renditet i treti për sa u përket golashënuesve në “Challenge League”. 13 gola ka shënuar vendi i parë, Tadiç i skuadrës së Kriensit. Lokarno, skuadër ku aktivizohet edhe 20-vjeçari elbasanas, arriti një barazim të bukur në minutën e 82-të, përballë Araut. “Bomberi” shqiptar vazhdon të kalojë një formë të mirë, pasi edhe me 21-vjeçarët kuqezi ka arritur të shënojë 6 gola në eliminatoret EURO 2013. Gjatë kësaj periudhe forma e mirë e sulmuesit elbasanas, ka rënë në sytë e disa skuadrave të njohura. Njëra prej tyre është pikërisht Xhenoa, e Serisë A. Xhenoa e presidentit Preciozi është një nga ato skuadra që i gjuan talented për t’i shitur më pas me çmim të kripur. Sidoqoftë, sipas mediave italiane sulmuesi, pasi të lidhë një kontratë me Xhenoan, do të kalojë në formën e huazimit, në radhët e ekipit të Luganos në Zvicër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›