E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni, mban gjalle shpresat per titull

Bajerni i Mynihut i mban te gjalla shpresat per te fituar titullin kampion ne Gjermani. Ne pjesen e pare te ndeshjes Basrtin Shvajnshajger kaloi bavarezet ne epersi, por Dimes barazoi shifrat pak minuta me vone. Nje goditje e bukur e Hamit Altintop, pak minuta para se te perfundonte pjesa e pare e ndeshjes, i dha fitoren dhe tre pike Bajernit te Mynihut. Me kete fitore Bajerni i mban ende te gjalla shpresat, per te fituar titullin kampion ne Gjemrani. Kur mbeten edhe kater jave nga perfundimi i Bundesliges, ekipi i Bajernit, pas largimit te Klinsanit duhet te fitoje ndeshjet e mbetura dhe te shpresoje ne ndonje hap fals te kryesuesve te kampionati, Volsburgut. Ekipi i Magat shenoi nje fitore te madhe, 4-0 ndaj Hofenhemit, duke mbajtur i sigurt kreun. Ne ndeshjet e tjera bie ne sy humbja e Shalkes, 2-1 nga Leverkusesi. Barazimi pa gola mes Karlsruhes se Kapllanit dhe Kutbusit te Skeles. Borusia e Dortmundit fitoi 2-0 ne fushe te Eintraktit te Frankfurtit, kurse Shtutgarti u nda ne barazim 2-0, me Arminian e Bielfildit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›