E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyhet banka, hajdutet nuk marrin para

FUSHE KRUJE - Dy tentativa vjedhje jane verifikuar gjate nates duke u gdhire dita e djeshme, nje ne Kavaje dhe nje ne Fushe Kruje. Filiali i nje banke ne Fushe-Kruje, eshte sulmuar ne oret e para te mengjesit te djeshem por pa u grabitur. Sipas drejtuesit te ketij filiali, ngjarja ka ndodhur oret e para dje, teksa persona te paidentifikuar nuk kane mundur te hyjne ne ambientet e brendshme, pas renies se sinjalit. Ata kane mundur vetem te godasin me sende te forta xhamat e filialit, por pa mundur te depertojne brenda ambienteve te tij. Menjehere pasi eshte njoftuar, policia ka mberritur ne vendngjarje nga ku eshte bere kontrolli ne banke dhe ka rezultuar se nuk eshte arritur te merret asgje. Burime nga policia thane se, gjate nates ne fshatin Luz i Vogel, eshte tentuar te vidhet me thyerje, agjencia "Union Dardha" qe ishte nen pronesi te A. Dardhes, 39 vjec, banues ne fshatin Boshtove. Policia tha se, pas marrjes se informacionit ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Nderkohe qe eshte duke u punuar per identifikimin e autoreve te kesaj tentative vjedhje. A. B/A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›