E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket para dasmes, gjendet ne "Njerez te humbur"

Seria e takimeve ne "Njerez te Humbur" per teleshikuesit e televizionit "KLAN" shenoi nje tjeter mbremje te suksesshme. Rasti urgjent, ai i Juliana Cerrit mes loteve te gezimit, pati nje fund te lumtur. E larguar me 22 prill ne rrethana krejt misterioze, fale ndihmes se vyer te publikut gjetja erdhi shume shpejt. Pasi kishin kaluar me shume se dy jave qe nga largimi i Julianes dhe pasi kishin kryer nje sere denoncimesh ne institucionet shteterore, familjaret iu drejtuan redaksise se "Njerez te Humbur".

Telefonata te shumta te bera oret e para te se premtes mbrema, ne drejtim te emisionit tone, duke ngushtuar radhet e vendndodhjes se Julianes, do ta benin qe ajo vete te ngrinte receptorin e telefonit per t'u rikthyer serish ne familje. E fejuar para dy vjetesh me nje djale nga Kryeluzi i Kavajes, do te vendoste qe pa asnje hamendesim te mundshem per arsyet, te largohej nga shtepia e vjehrrit te saj per te mos u kthyer me. Moria e deshmive, te mberritura ne emision nga shume shqiptare, e kthyen gjetjen e saj ne ceshtje kohe. Brenda pak minutave u sigurua ajo bisede e shumepritur e Julianes me prinderit e saj.

Ne nje kohe rekord u arrit te hidhen poshte te gjitha pistat e rreme qe erdhen per vendndodhjen e saj, duke e hequr rastin e saj nga familja e madhe e te humburve.

Muhamed Dema, i arratisuri i 1977-es, shfaqet ne SHBA

Misteri i personit, qe fshihet pas nje identiteti boshnjak

Asokohe ai ishte vecse nje djalosh dhe ishte koha kur Muhamed Dema, u arratis nga Shqiperia. Pikerisht, ne kulmin e marrezise gjysmeshekullore komuniste. Frika e se shkuares vazhdon te mbaje peng kthimin e tij. Nje histori, e cila na con vite prapa ne nje sistem te eger, i cili ndrydhte endrrat dhe deshirat e kujtdo. Muhamed Dema i datelindjes 16 dhjetor 1950 ne Tirane, pasi mbaron ushtrine ne vitet 1970-1973 fillon pune si elektro-auto ne oficinen e Ministrise se Brendshme. Burri i motres se tij, regjisori Gezim Erebara e mori si figurant ne filmin "Ne fillim te veres" ne rolin e nje oficeri. Sigurimi i Shtetit te asaj kohe i terhoqi vemendjen per kete film, pasi aty ai paraqitej gjoja me floke me te gjata sec lejohej. Babai i Muhamedit, Ramazan Dema ka qene vete i burgosur politik, per arsye se kishte shkruar per Gjergj Fishten. Per shkak te biografise jo te mire nga ana e babait dhe pretekstit per floket e gjata, e denuan qe te punonte nje vit ne minieren e Valiasit. Me daten 16 gusht 1977 Muhamedi bashke me nje komshi dhe njekohesisht shokun e tij te ngushte, qe quhej Petro Sotiri, largohen per pushime ne Kampin e Punetoreve ne Pogradec. Me daten 25 gusht te vitit 1977 ne shtepine e Muhamedit shkojne 2 zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe i therrasin familjaret te paraqiteshin ne Degen e Puneve te Brendshme. Atje pyeten "Ku eshte Muhamedi?". Normalisht qe familjaret pohuan se ata e dinin qe Muhamedi, ishte me pushime ne Pogradec. Keta dy zyrtare u komunikojne familjareve se Muhamedi ishte arratisur ne Amerike dhe kishte mberritur ne New Jork. Persos ketij lajmi, ata i dhane familjes edhe valixhen me rrobat personale te tij. Qe nga ajo kohe, familjaret nuk dine asgje per fatin e tij. Trajtimi tek "Njerez te humbur" risolli ne mendjen e shume shqiptareve, Veren e vitit 1977 dhe ngjarjen e rralle kur dy djem shqiptare ishin arratisur nepermjet liqenit te Pogradecit dhe te arrestuar nga policia maqedonase, kishin dhene nje interviste per kanalin e dyte shteteror te Maqedonise. Informacionet pasuan faktet me konkrete, se keta dy persona kishin vazhduar te jetonin per disa vite ne Maqedoni. Me konkretisht, ne vazhden e lajmeve qe vinin per Muhamed Demen, si dhe nga nje verifikim paraprak ne qytetin e Manastirit, ai figuron i regjistruar me emrin, atesine, mbiemrin dhe datelindjen e tij te sakte dhe me vone ka bere shperngulje nga Maqedonia, ne drejtim te nje shteti tjeter. Kerkimet u shtrine me tej duke vazhduar nje zinxhir, i cili pak e nga pak po thurej duke i zhvendosur gjurmet e tij deri ne kontinentin amerikan. Gazetaret arriten te zbulonin identitetin e nje personi qe quhej Muhamed Dema, me moshe te perafert me djalin tiranas dhe i cili prej 12 vitesh, jetonte ne Amerike. Kjo i bashkengjitej edhe informacioneve te tjera sipas te cilave Muhamedi, prej vitesh kishte krijuar familjen e tij ne New Jersey. Por ne adrese te redaksise se "Njerez te Humbur" vjen dhe nje foto nga Amerika, ku verehet nje ngjashmeri me Muhamed Demen, por i paraqitur me origjine nga Bosnje-Hercegovina. Stafi i emisionit dhe bashkepunetoret ne Amerike arriten te gjejne nje numer telefoni per kete person dhe biseden e bere ta transmetojne drejtperdrejte ne "Njerez te humbur". Gjate bisedes u arrit te vereheshin disa detaje te ngjashme me Muhamedin, per te cilat te shtyjne te mendosh se mund te ishte vete ai. Elemente, si identiteti i njejte, mosha, origjina nga Ballkani, ngjashmeria fizike si dhe profesioni si elektromekanik, ishin nje shprese me shume dhe nxitje per gazetaret dhe teleshikues te ndryshem te cilet jane treguar te gatshem per te zbuluar se kush eshte ne te vertete ky person. Dikur, Muhamed Dema enderronte te luante si protagonist ne nje film, sot mund te hamendesohet se mbase ky, do te jete filmi i jetes se tij.

Gjyqet false dhe shenjat e lena nga i humburi, perpara shkeputjes se kontakteve

Albert Kosova, djali i humburi i eksodit te '90-es

Albert Kosova, nje copez e humbur e eksodit te fillim-viteve 1990, do t'i kushtohej nje vemendje e vecante kete jave ne "Njerez te humbur". I larguar me 7 gusht te vitit 1991 me anijet e para, Albert Kosova dhe djali i halles se tij Artan Cela, kalojne ne Barit te Italise dhe strehohen ne stadiumin e qytetit. Duke mos duruar kushtet ku mbaheshin, ata largohen fshehurazi nga stadiumi dhe kalojne ne Napoli. Mbas nje qendrimi te paket aty, kalojne ne Rome per te vazhduar ne Bari. Alberti fillimisht vendoset ne nje qender bamiresie dhe pastaj fillon pune ne nje dyqan lulesh, ne qendren e qytetit. Ne kete vend ai ka punuar me nje person te quajtur Tahsin Hajdari. Ky i fundit, menjehere sapo degjoi se u permend emri i tij ne emision, ne nje lidhje direkte arriti te tregonte per ditet e fundit te jetes se tij, para se te shkepuste kontaktet me familjen.

Data 28 nentor e viti 1992, nje date qe prej vitesh ruan akoma timbrin e zerit te Albertit ne veshet e familjareve dhe nje premtim te vellait, se ne daten 2 dhjetor do t'u bente surprizen prinderve duke ardhur vete prane tyre. Ai mbeti vetem nje premtim i mbuluar nga bora e diteve zhgenjyese, telefonate qe do te mbahej mend gjate nga familjaret.

Per familjen Kosova, ai prag dimri i vitit 1992 do te vazhdonte deri ne mars te vitit 1995 ku nje faks i ardhur nga Gjykata e Barit, do te kepuste dhe fijen e vetme te nje shprese. Nje punonjes policie i zones, ne shkurt te vitit 1995 u shkon prinderve te Albertit ne shtepi, duke u kerkuar nje fotografi me pretendimin se i duhej mbasi ai nuk kishte shkuar ushtar. Nje muaj me vone, nje te aferm te babait te Albertit, e kishin vrare ne Itali prandaj me daten 18 maj duhej te ishin ne Bari, ne gjyqin qe zhvillohej kunder personit qe e kishte vrare. Ne kohen qe kane vajtur ne Bari, e ema dhe i ati i Albertit, ish-pronari ku kishte punuar i biri, iu fshihej dhe nuk i takonte. Ne Gjykaten e Barit, fillimisht nena ka shkuar ne nje zyre ku gjykatesja pasi kishte hapur nje dosje, ne te ishte shfaqur e njejta fotografi qe kishte marre punonjesi i policise ne Shqiperi. Ne dosje ishte dhe fotografia e nje kufome, e cila sipas familjareve nuk ishte e Albertit, sic pretendohej por e nje personi tjeter. Kete gje ata e kane deklaruar aty, por per cudi nuk jane kryer veprime per te rrezuar ose vertetuar kete pretendim te prinderve. Edhe gjyqi ka qene nje formalitet ku ata jane pyetur fare pak, ndersa personi i akuzuar per vrasje eshte denuar vetem nje vit. Nga ana e pales italiane nuk jane kryer me veprime te tjera ne lidhje me ate qe eshte pretenduar prej tyre, se ishte Albert Kosova. Por ne familjen Kosova do te ruhej nje relike shume e cmuar, nje ore e derguar nga vete Alberit, e cila me pamjen e nje peshku do te perhapte tik-taket e saj. Simboli i zgjedhur prej tij ne ate figure qelqi, ndoshta kerkon te tregoje se jeta e tij ashtu si vete peshku, do t'i caje rrymat e jetes deri sa nje dite tik-takun monoton te ores, ta zevendesoje me ate te zemres, teksa nena do mbeshtese koken ne gjoksin e tij. A mos valle ishte kjo nje shenje nga vete Alberti, perpara se te ndodhte gjithe kjo histori e trishte? Kjo do te zbulohej nese vete ai, do te fliste nje dite...

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave, vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›