E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancester Junajtid, nje hap larg titullit kampion

Mancesteri, pas fitores se djeshme, eshte shume prane titullit kampion ne Angli. Golat nga Rajan Gigs dhe Park Ji-sung i dhane Mancester Junajtid nje fitore te paster dhe bindese, per te udhehequr Premier Ligen, me gjashte pike me shume se Liverpuli, kur duhen edhe kater jave nga perfundimi i kampionatit. Kampionet ne fuqi u perballen nga Boro, te cilet gjate ndeshjes krijuan disa raste dhe mund te kishin shenuar ndonje surprize, por ekipi i drejtuar nga Aleks Ferguson nuk mund te gabonte, ne nje moment kur vihet ne rrezik permbushja e objektivit, titulli i 18-te kampion ne Angli. "Ne e kontrolluam lojen", theksoi Aleks Ferguson, ekipi i te cilit ka 80 pike, ne 34 ndeshje te luajtura, gjashte me shume se Liverpuli qe do te luaje te dielen ndaj Njukasellit. Liverpuli ka luajtur gjithashtu 34 ndeshje. "Kemi hedhur nje hap te fuqishem para dhe jane vetem kater ndeshje deri ne fund. Kemi shprese se nuk do te gabojme ne ndeshjet e mbetura," - tha Aleks Ferguson pas ndeshjes se djeshme. Junajtid luajti ne javen e fundit te Premier Liges, pa Rio Ferdinand qe ishte i demtuar dhe jane lene pushim Kristiano Ronaldo, Edvin van der Sar dhe Majkell Karik, per te qene me te fresket per ndeshjen e radhes ndaj Arsenalit. Fitorja 1-0 e ka lene te hapur kualifikimin, ndaj edhe trajneri i Mancesterit, Aleks Ferguson, po i ben llogarite per nje sukses te madh ne dy fronet, si nje vit me pare. "Mjafton fakti qe shenuam nje fitore kete jave, jashte fushes sone", - tha Ferguson. "Midellsbrou ka nje ekip me lojtare te rinj dhe ndeshja ishte e hapur. Shpresojme te arrijme edhe ne mesjave nje rezultat te favorshem, per te shkuar ne finalen e "Champions", - perfundoi Aleks Fergusoni. Dy ekipet e Londres, Celsi dhe Arsenali shenuan secila nga nje fitore te thelle. Blute e Londres triumfuan ndaj Fulhemit, me gola te Anelkes Maludas dhe pershendeti rrjeten per here te fundit Drogba. Arsenali fitoi ne fushen e Portsmuthit, 3-0, duke shenuar nje rezultat te frikshem, per djajte e Aleks Fergusonit, para se dy ekipet angleze te diskutojne ne mesjave, nje vend ne finalen e Liges se Kampioneve. Per topcinjte e Arsena Vengerit shenoi nje dopiete danezi, Bendtner dhe Vela vulosi rezultatin e ndeshjes.

Java e 34-et

Dje

Celsi- Fulhem 3-1

Mancester Siti- Blekbern 3-1

Midelsbrou-Mancester J. 0-2

Portsmuth-Arsenal 0-3

Stouk-Uest Hem 0-1

Totenhem-UBA 1-0

Vigan-Bolton 0-0

Sot

Liverpul - Njukasell

Sanderland - Everton

Klasifikimi

Mancester U. 80

Liverpul 74

Celsi 74

Arsenal 68

Aston Vila 55

Everton 53

Uest Hem 48

Mancester Siti 47

Fulhem 47

Totenhem 47

Vigan 42

Bolton 39

Stoke 39

Portsmuth 38

Blekbern 37

Sanderlend 35

Hul Siti 34

Njukasell 31

Midellsbrou 31

UBA 28


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›