Vllaznia i rikthehet kryesimit, Tirana barazim ne Kavaje
Aranit Muraci
Vllaznia eshte rikthyer ne krye te kampionatit, duke lene pas Tiranes. Kur mbeten edhe tre jave para se te mbyllet kampionati, pozitat e dy ekipeve rivale per te fituar titullin kampion, kane ndryshuar brenda 90 minutave. Nese Vllaznia do te ruaje kryesimin deri ne javen e fundit, shkodranet do te mjaftohen edhe me nje barazim, qe te shpallen kampione vendi. Tirana fitoi duelin me Vllaznine, ne ndeshjet gjysmefinale te kupes dhe kaloi ne finale, por pas barazimit 1-1 me Besen e Kavajes, shanset per te fituar titullin nuk jane si me pare. Vllaznia fitoi 2-1 perballe Shkumbinit dhe i mori kreun e klasifikimit, 23 here kampioneve ne fuqi. Nje jave me vone shkodranet do te presin Dinamon, e cila do te perballet me Tiranes, ne javen e parafundit. Ndeshjet e radhes se Dinamos, me dy ekipet kryesuese, do te jene deri diku percaktuese per fituesin e gares e sivjetshme. Ne ndeshjet e djeshme, ne Kavaje, Tirana dhe Besa luajten nje ndeshje me nerv. Goli qe shenoi Migen Memelli i dha shprese kryeqytetasve se do te merrnin piket maksimale, por ne pjesen e dyte, Besa barazoi shifrat me Fortunatin. Loja u nderpre disa here pas barazimit. Tensioni mbizoteroi ndeshjen dhe madje pati tre kartone te kuq, dy prej te cileve ne kampin e Tiranes. Bardheblute mbeten pa Nallbanin ne porte, qe u ndeshkua me karton te kuq, ne 10 minutat e fundit. Edhe Lila u largua jashte fushes, me karton te kuq. Goli i shpejte i Rizvanollit nuk vlejti per peqinaset, pasi Sukaj dhe Shtubina shenuan per Vllaznine,, qe mori nje fitore te madhe me shprese per te siguruar titullin qe mungon prej tete vjetesh ne Shkoder. Ne "Qemal Stafa", edhe Partizani fitoi betejen me Apolonine, kater minuta para perfundimit te ndeshjes. Bega shenoi per te kuqte golin e fitores. Ne pjesen e pare, Babamusta shenoi me 11-metersh per Partizanin, por me fillimin e pjeses se dyte, barazoi shifrat Berkic.
Elbasani
Elbasani pas barazimit te djeshem rrezikon renien ne nje kategori me poshte. Vendasit nuk kane shkuar me larg se barazimi me Flamurtarit, duke mbetur ne zonen e ftohte. Ndeshjet "Play-out' duket se do te jene te pashmnagshme per elbasanasit.
Java e 30-te
Besa-Tirana 1-1
Shkumbini-Vllaznia 1-2
Dinamo-Lushnja 1-1
Teuta-Bylis 1-0
Partizani-Apolonia 2-1
Elbasani-Partizani 1-1
Klasifikimi
Vllaznia 60
Tirana 59
Dinamo 52
Shkumbini 44
Teuta 44
Besa 40
Flamurtari 33
Partizani 33
Elbasani 31
Lushnja 31
Apolonia 29
Bylis 28