
Bajerni i Mynihut është skuadra e dytë finaliste e Ligës së Kampionëve. Bavarezët arritën të dalin me kokën lart nga Bernabeo falë fitores nga pika e bardhë.90 minutëshi përfundoi në favor të madrilenëve 2-1 me dy gola të Ronaldos në minutën e 5-të me penallti dhe në minutën e 14-të nga një pozicion i dyshimtë jashtë loje, ndërsa për Bajernin barazoi Roben po me 11-metërsh.Mbaron me gjunjëzimin e Murinjos sfida mes Realit dhe Bajernit. Pritjet e shkëlqyera në serinë e 11-metërshave nga Nojer shuan ëndrrën e Murinjos për të shkuar në finalen e 3-të të Ligës së Kampionëve me 3 skuadra të ndryshme.Bavarezët shkojnë në finale në shtëpinë e tyre ku do të presin skuadrën e Çelsit, duke eliminuar një ekip që vlen 500 milionë euro. Trajneri portugez i Realit është eleminuar nga dy blerjet më të shtrenjta të skuadrës Ronaldo dhe Kaka që së bashku vlejnë 140 milionë euro, por që të dy gabuan nga pika e bardhë.Skuadra e Realit e nisi takimin mjaft vrullshëm, iu deshën vetëm 14 minuta për të qenë në avantazh ndaj bavarezve me dy gola. Në minutën e 5-të gjyqtari Viktor Kasai akordoi penallti për vendasit pas një prekje me dorë të Alaba.Ronaldo nuk gabon nga pika e bardhë. Nuk mjaftoi ky gol, në minutën e 14-të pas një asisti të shkëlqyer nga Ozil Ronaldo ngre në këmbë 86 mijë tifozët e Realit dhe dëshperon 4 mijë të Bajernit. Pjesa e parë vazhdoi me sulmet e vazhdueshme të Bajenit të Mynihut. Goli nuk vonoi shumë, në minutën e 26-të pas pengimit në zonë të Gomezit Kasai jep një tjetër penallti. Roben godet, Kasijas e prek pak topin por jo sa për ta ndalur për të shkuar në rrjetë.Pjesa e dytë ishte më e kujdeshme nga të dyja skuadrat, ka më pak raste. Bajerni zotëron më shumë portën por të dyja skuadrat shfaqen shumë pak në portat respektive. Duelet më të medha ndodhin në mesin e fushës. Shvajnstainger dhe Kros janë në një ditë fantastike vrapojnë shumë dhe mbajnë ekipinë nën kontroll për të përballuar madrilenët.Ndërsa Roben dhe Riberi shfaqen shpesh here me aksione të rrezikshme. Ronaldo dhe Ozil qëndrojnë në hijë ne pjesën e mbetur. 90 minutëshi përfundon me triumfiin e Real Madridit 2-1 duke i dërguar skuadrat në shtesë. Të dyja shtesat u administruan me mjaftë kujdes nga të dy trajnerët që kishin rezervuar edhe zëvendësimet në këto minuta. Duket se kishin parashikuar që fatin e kualifikimit tja linin serisë së penalltive.Në serinë e 11-metërshave për Realin gabuan Ronaldo, Kaka,dhe Serxhio Ramos ndërsa realizoi vetëm Ksabi Alonso. Për bavarezët gabuan Kros dhe Lahm që u pritën nga Kasijas ndërsa goditën saktë Alaba, Gomez dhe Shvajnstainger që i dhuroi finalen e madhe Bajernit.Bajerni i Mynihut shkon në finale në shtëpinë e tij por do të përballet edhe me mungesa kështu të skualifikuar për shkak kartonash do të jenë Batshtuber, Alaba, Luis Gustavo që janë mungesa mjaft të rëndësishme. Bajerni i gëzohet edhe faktit që më në fund mori hak ndaj Murinjos dhe e gjunjëzoi brenda në tempullin e futbollit në Bernabeo.Finalja e Ligës së Kampioneve do tëzhvillohet me 25 Maj në Mynih të Gjermanisë.Rozalb Lika/IDEA/